Serumi Neogen Dermalogy Real Hyal Panthenol është një "bombë" hidratuese, e krijuar për të ushqyer thellësisht lëkurën me 5% D-Panthenol, 10 lloje vitaminash dhe 8 lloje të acidit hialuronik! Po çfarë është D-Panthenol? Është një substancë kimike që është një kombinim i vitaminës B5 të tretshme në ujë dhe acidit hialuronik. Këta përbërës dihet se depërtojnë thellë në epidermën e lëkurës, duke hidratuar jo vetëm barrierën e lëkurës, por edhe shtresat brenda saj. Serumi Real Hyal Panthenol i Neogen Dermalogy me plot gojë mund të themi që është një zgjidhje revolucionarer për të rigjallëruar dhe ushqyer thellësisht lëkurën. Në thelb të serumit është derivati i vitaminës B5, Panthenolit, i cili nxit vitalitetin dhe rigjallërimin. Përveç kësaj, Acidi Hyaluronic, i njohur për vetitë e tij hidratuese, punon në harmoni me Panthenol për të dhënë një rritje të lagështisë, duke e lënë lëkurën të shëndetshme, të butë dhe të hidratuar thellësisht! I përshtatshëm për të luftuar aknet, plakjen, lëkurën e thatë & të ndjeshme!
*30ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit "magjik"
Panthenol, Hyaluronic Acid
Lista e plotë e përbërësve
Water, Panthenol(5%), Butylene Glycol, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-10 Laurate, Sodium Hyaluronate(1000ppm), Carbomer, Ethylhexylglycerin,Tromethamine, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract,Glycerin, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Xanthan Gum, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Caprylyl Glycol, HydrogenatedLecithin, Sodium Ascorbyl Phosphate, Glucose, Niacinamide, Chondrus Crispus Extract, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate(20ppb), Biotin, Pyridoxine,Folic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid(2ppb), Sodium Acetylated Hyaluronate(2ppb), Cyanocobalamin, Tocopherol, Hyaluronic Acid(0.5ppb), SodiumHyaluronate Crosspolymer(0.2ppb), Hydrolyzed Sodium Hyaluronate(0.2ppb), Riboflavin, Thiamine HCl, Linoleic Acid, Potassium Hyaluronate(0.1ppb), Beta-Carotene
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.