All Day Vitamin VC-IP 1.0 Firming Serum, është zgjidhja ideale nëse vijat e holla dhe rrudhat po kthehen në shqetësimin tuaj kryesor... Ky serum është krijuar posaçërisht për t'i dhënë lëkurës hidratim dhe ushqim intensiv. Përmban një kombinim të fuqishëm të përbërësve natyralë, duke përfshirë VC-IP 1.0 (formë e stabilizuar e vitaminës C, e cila nuk oksidohet) dhe bakuchiol. Këto dy përbërës të fuqishme antioksiduese, mbrojnë lëkurën nga agresorët e jashtëm, ndihmojnë në stimulimin e prodhimit të kolagjenit dhe parandalojnë krijimin e vijave të holla dhe shfaqjen e atyre të rejave. Nga ana tjetër, formulimi i kombinuar me niacinamide, ndihmon në zbehjen e shenjave post-akne dhe minimizimin e dukjes së madhësisë së poreve. Por, efektet e këtij serumi nuk mbarojnë këtu! Ekstrakti i frutit Aronia së bashku me Tokoferol, bëjnë të mundur forcimin e barrierës së lëkurës si dhe ofrojnë qetësim ndaj çdo irrimi të mundshëm. Është i përshtatshëm për çdo tip lëkure dhe rekomandohet për lekurën që kanë nisur të shfaqen shenjat e para të moshës. Serumi është vërtetuar klinikisht, që rrit prodhimin e kolagjenit me 2.6 herë më shumë, duke targetuar parandalimin e krijimin e vijave të holla dhe shfaqjen e rrudhave të reja.

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, silikon, fragrancë artificiale dhe natyrale. 

 *30ml

Përdoreni pas tonerit dhe/ose pas esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

VC-IP 1.0, bakuciol, tokoferol, ekstrakti i frutit Aronia

Lista e plotë e përbërësve

Aronia Melanocarpa Fruit Extract, Butylene Glycol,
Propanediol, Betaine, Panthenol, Niacinamide,
1,2-Hexanediol, Ascorbyl Tetraisopalmitate,
Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl
Taurate Copolymer, Cetearyl Olivate, Sorbitan
Olivate, Allantoin, Tocopherol, Adenosine, Sodium
Hyaluronate, Bakuchiol, Alpha-Arbutin, Ferulic
Acid, Centella Asiatica Oil, Glycine Soja (Soybean)
Oil

JUMISO është një filial i markës HELLOSKIN që ofron të gjitha llojet e maskave qetësuese dhe produkteve hidratuese të kujdesit të lëkurës, të cilat rinovojnë dhe ushqejnë lëkurën. Marka e ka marrë emrin nga fjalët koreane "ju", që do të thotë "të japësh" dhe "miso", që do të thotë "buzëqeshje" - emri i markës është mishërimi i përsosur i ndikimeve pozitive që kanë produktet e tyre dhe shërbimi ndaj klientit. Duke i dhënë përparësi kënaqësisë së klientit mbi të gjitha, kjo është një markë ku mund të gjeni produkte adresuar hiperpigmentimit, shenjave të moshës, mungesës së hidratimit si edhe mungesës së elasticitetit në lëkurë. Duke përdorur një shumëllojshmëri të gjerë përbërësish të provuar dhe të testuar si vitamina C, ekstrakti centella asiatica apo sekrecioni i filtruar i kërmillit, JUMISO ka arritur të krijojë formula të krijuara me mjeshtëri që i japin lëkurës tuaj një gjallëri krejtësisht të re. Ofrojini lëkurës shkëlqimin që meriton.

JUMISO All Day Vitamin VC-IP 1.0 Firming Serum

2,200 ALL 2,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI