Një serum shumë unik për nga përbërja sapo i është shtuar koleksionit KORAL SECRETS. Çfarë e bën kaq të veçantë? Formulimi i tij, me 83% ekstrakt të dardhës së egër me prejardhje nga mali Baegun (Baegunsan) në Korenë e Jugut! I'M FROM Pear Serum ndihmon në qetësimin e lëkurës së irrituar, duke krijuar një mburojë lagështie, e kjo falë përbërjes së tij të kombinuar me acid hialuronik dhe panthenol! Ekstrakti i dardhës së egër nxirret duke përdorur metodën Nano Phyto Cell Grinder, një proces ku bluhet pulpa (pjesa e tultë e dardhës) në copa të imta. Përbërësi aktiv që gjendet në dardha është "Lignin", i cili kohët e fundit është zbuluar që luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e bimëve nga rrezet UV. Sipas studimit, ky përbërës është raportuar të ketë flavonoide antioksidante, anti-kancerogjene dhe anti-inflamatore. Si një modulator i plakjes dhe inflamacionit të lëkurës u arrit në përfundimin, që ka një potencial të madh për të luftuar shenjat e sëmundjeve të lëkurës si: dermatiti dhe psoriasis.

*Ky serum është testuar dermatologjikisht dhe është zbuluar se:

-lagështia e lëkurës është përmirësuar me 136.67%

-skuqja e lëkurës me -32.64%

- temperatura e lëkurës 3.92% dhe barriera e lagështisë së lëkurës me 27.36%.

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurë, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*50 ml 1.69 fl oz 

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. 

Përbërësit "magjik"

Ekstrakt të dardhës së egër, acid hialuronik dhe panthenol.

Lista e plotë e përbërësve

Pyrus ussuriensis leaf extract 83%, glycerin, methylpropanediol, water, butylene glycol, dipropylene glycol, glycereth-26, chondrus crispus extract, saccharum officinarum (sugarcane) extract, pyrus pyrifolia (pear) fruit extract (0.1%), sodium hyaluronate, theobroma cacao (cocoa) seed extract, hydroxyethyl urea, panthenol, 1,2-hexanediol, polyglyceryl-10 laurate, acrylates/c10-30 alkyl acrylate crosspolymer, caprylyl glycol, tromethamine, sodium phytate, allantoin, dextrin, xanthan gum.

Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.

I'M FROM Pear Serum

2,700 ALL 3,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI