Nëse dëshironi një lëkurë të shëndetshme dhe të ndritshme plot me shkëlqim, do të duhet të provoni serumin më të mirë të vitaminës C dhe fituesin e çmimit "Allure" Awards 2021, BELIF Super Drops Vitamin C 8%! I formuluar me 8% vitaminë C, ky serum targeton lehtësisht shenjat post akne, hiperpigmentimin, shenjat e moshës dhe dehidratimin e lëkurës. Vitamina C njihet për vetitë e saj të fuqishme antioksiduese, të cilat mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira dhe dëmtimet e ndryshme qelizore. Veç kësaj, ky përbërës i mrekullueshëm nxit prodhimin e kolagjenit (i cili e mban lëkurën të fortë dhe redukton shfaqjen e rrudhave), dhe mbron lëkurën nga dëmtimi i diellit dhe njollat e moshës. Nga ana tjetër, formulimi me ekstrakt të lules Magnolia, ku është përdorur si një bimë mjekësore në mjekësinë tradicionale kineze dhe është vlerësuar për vetitë e saj, ndihmon në qetësimin dhe shërimin e shpejtë e irritimeve të ndryshme në lëkurë. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për lëkurën me tendencë hiperpigmentimi, njolla kafe dhe shenja post-akne.

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurë, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*30ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësish, duke evituar zonën rreth syve. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+.

Përbërësit “magjik”

8% vitaminë C, ekstrakt të bimës Magnolia

Lista e plotë e përbërësve

Propanediol, Ascorbic Acid (8%), SD Alcohol ,Panthenol, Water,Avena Sativa (Oat) Kernel Extract, Calendula Officinalis Flower Extract

Çuditërisht, historia e markës së kujdesit të lëkurës BELIF filloi në shekullin e 19-të, më saktë në 1860. Pikërisht në këtë datë botanisti dhe herbalisti legjendar Duncan Napier hapi klinikën e tij bimore në Edinburg, Skoci. Në fakt, 150 vjet më vonë, grupi i madh korean LG (po, LG si televizorët), i cili ndoshta po kërkonte një koncept për të krijuar një markë të re për kujdesin e lëkurës, shikoi formulat e Duncan Napier dhe vendosi t'i përdorte ato për të krijuar markën e kujdesit të lëkurës. BELIF do të thotë: Besim. Si rezultat, BELIF përdor përzierjet bimore dhe botanike të Duncan Napier në formulimin e produkteve të saj. Sigurisht, ato janë të kombinuara me të gjithë teknologjinë e një laboratori kozmetik korean të fundit të shekullit të 21-të, siç mund ta imagjinoni! Por marka BELIF krenohet që gjithmonë thekson përbërësit bimor në formulat e saj, dhe ato gjithashtu kombinojnë njohuritë e Duncan Napier për të zgjedhur ekstrakte bimore nga e gjithë bota (dhe jo vetëm nga Koreja siç ndodh shpesh me markat konvencionale koreane të kujdesit të lëkurës). Belif nuk po pretendon të jetë një markë e "bukurisë së pastër". Ata janë një markë konvencionale për kujdesin e lëkurës që përdor ekstrakte natyrore bimore në formulat e tyre. Linja e tyre më e popullarizuar në mbarë botën dhe ajo që vendos markën në hartë është Aqua Bomb, e bazuar në hidratim dhe që numëron rreth pesëmbëdhjetë produkte të ndryshme (të paktën në Kore). Peat Miracle është linja e tyre e dytë më e popullarizuar, dhe kremi i syve Peat Miracle Revital është një shitës më i mirë që nga debutimi i markës!

BELIF Super Drops Vitamin C 8%

7,900 ALL 9,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI