SOME BY MI Propolis B5 Glow Barrier Calming Cream është një krem i veçantë i formuluar me 70% ekstrakt propolis. Ky përbërës është i njohur për vetitë e tij anti-bakteriale, anti-inflamatore dhe anti-oksiduese, që ndihmojnë në qetësimin dhe mbrojtjen e lëkurës nga agresorët e jashtëm. Kremi përmban gjithashtu “Royal Jelly”, një lëndë ushqyese e prodhuar nga bletët, e cila përmban vitamina, minerale dhe aminoacide që stimulojnë rigjenerimin e lëkurës, duke ndihmuar në hidratimin dhe ushqimin e thellë të saj. Përveç kësaj, Vitamina B5 dhe mjaltë Manuka ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, ndërsa ceramidat, acid hialuronik dhe kompleksi Truecica™️ forcojnë barrierën e lëkurës, duke siguruar kështu një pamje më të shëndetshme dhe rinore. I përshtatshëm për lëkurë mikse, të thatë dhe të dehidratuar.
Formula e tij është pa fragrancë dhe ngjyrues artificial, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: paraben, sulfate, produkte shtazore, vaj mineral dhe silikon.
*60gr
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit "magjik"
70% ekstrakt propolisi, Royal Jelly, Vitaminë B5, mjaltë Manuka, ceramide, acid hialuronik, kompleksi Truecica™️
Lista e plotë e përbërësve
Propolis Extract(70 %), Honey Extract, Butylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Centella Asiatica Extract, Panthenol(1 %), Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, Lactobacillus Ferment Lysate, Royal Jelly Extract, Beeswax, Centella Asiatica Leaf Extract, Artemisia Princeps Leaf Extract, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Ceramide NP, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Malt Extract, Trehalose, Arginine, Tocopherol, Adenosine, Diphenylsiloxy Phenyl Trimethicone, Caprylyl Methicone, Sorbitan Oleate, Inulin Lauryl Carbamate, Behenyl Alcohol, Sorbitan Isostearate, Caprylyl/Capryl Glucoside, Xanthan Gum, Carbomer, Dimethicone/Phenyl Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyisobutene, Water, Benzyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Raspberry Ketone, Disodium EDTA, Fragrance, Benzyl Alcohol, Coumarin
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.