SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Cream është një zgjidhje e përsosur për lëkurën me yndyrë, të prirur për akne dhe të dehidratuar. Me një formulë të avancuar dhe lehtësi në aplikim, ky krem ndihmon në qetësimin e lëkurës së irrituar, heqjen e qelizave të vdekura dhe kontrollin e yndyrës së tepërt, ndërsa përmirëson njollat dhe hiperpigmentimin, duke sjellë një shkëlqim të freskët në lëkurë. Formula e tij përmban 70% ekstrakt të pemës së çajit, i cila ka veti të fuqishme antibakteriale dhe anti-inflamatore, duke ndihmuar në reduktimin e akneve dhe qetësimin e lëkurës së irrituar. Truecica™️ (centella asiatica) ndihmon në zbutjen e irritimeve dhe skuqjeve, ndërsa 2% niacinamide përmirëson tonin e lëkurës dhe parandalon krijimin e rrudhave dhe njollave të errëta. Ndërsa, acidet AHA, BHA dhe PHA pastrojnë dhe eksfoliojnë lëkurën, duke hequr papastërtitë dhe sebumin e tepërt, për një ndjesi të pastër dhe të butë. Dhe së fundmi kompleksi unik 4-Cica Care qetëson në mënyrë të efektshme lëkurën e ndjeshme, duke e bërë këtë krem të domosdoshëm për ata që kërkojnë kujdes të plotë për lëkurën e tyre të prirur për akne dhe probleme.
Formula e tij nuk përmban 20 përbërës të dëmshëm, dhe carcinogen, paraben, aromë dhe fragrancë artificiale.
*60gr
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit "magjik"
AHA, BHA, PHA, ekstrakt nga pema e çajt, Truecica™ (centella asiatica), niacinamide, 4-Cica Care
Lista e plotë e përbërësve
Centella Asiatica (Gotu Kola) Extract (70.78%), Dipropylene Glycol, Glycerin, Water, Niacinamide, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetyl Ethylhexanoate, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract (10,000ppm), Cholesteryl/Behenyl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Melia Azadirachta (Neem) Leaf Extract, Melia Azadirachta (Neem) Flower Extract, Coccinia Indica (Ivy Gourd) Fruit Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Aloe Barbadensis (Aloe Vera) Flower Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Calendula Officinalis (Pot Marigold) Flower Extract, Camellia Sinensis (Green Tea) Leaf Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Extract, Origanum Vulgare Flower/Leaf/Stem Extract, Thymus Vulgaris (Thyme) Extract, Fructan, Albatrellus Ovinus Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Enantia Chlorantha Bark Extract, Lens Esculenta (Lentil) Seed Extract, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Extract, Houttuynia Cordata (Tsi) Extract, Coptis Japonica Extract, Saccharide Isomerate, Sodium Hyaluronate, Butylene Glycol, Propanediol, Betaine, Allantoin, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Adenosine, Ceramide NP, Oleanolic Acid, Capryloyl Salicylic Acid (100ppm), Inulin Lauryl Carbamate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Cetearyl Glucoside, Sorbitan Olivate, Cetearyl Alcohol, Lactobionic Acid (100ppm), Citric Acid (11ppm), Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, 1,2-Hexanediol, Benzyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Raspberry Ketone, Disodium EDTA, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Oil
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.