Produktet e markës KAHI janë kthyer në trend të pandalshëm, duke fituar zemrat e konsumatorëve në Kore dhe përtej, dhe tashmë janë të dashura edhe për komunitetin KORAL SECRETS. Pas suksesit të padiskutueshëm të KAHI Wrinkle Bounce Moisturizing Multi Balm Stick, sjellim për ju produktin më të ri: KAHI Aqua Balm. Ky balm i mrekullueshëm është zgjedhja ideale për këdo që kërkon një trajtim të plotë dhe të gjithanshëm për lëkurën. Me formulën e tij unike, KAHI Aqua Balm kombinon mbrojtjen maksimale nga dielli, hidratimin dhe rigjenerimin në një produkt të vetëm, duke e bërë të domosdoshëm për kujdesin e përditshëm. Përmbajtja e tij është një kombinim i pasur me përbërës inovativë, si kompleksi i salmonit dhe kolagjeni me peshë të ulët molekulare. Këto përbërës depërtojnë në thellësitë e lëkurës, duke nxitur rigjenerimin e saj dhe duke e bërë më të fortë e më elastike. Vaji i fermentuar Jeju, i njohur për vetitë e tij të fuqishme kundër shenjave të moshës dhe hidratimit të lëkurës, ndihmon në transformimin e lëkurës për një pamje më të freskët dhe rinore. Për më tepër, vitamina C e përfshirë në këtë formulim ndihmon në minimizimin hiperpigmentimeve, duke i dhënë lëkurës një shkëlqim natyral dhe të ndritshëm, pa lënë asnjë ndjesi ngjitëse. Ka një konsistencë të lehtë, përthithet shumë shpejt, nuk lë asnjë njollë të bardhë dhe jep ndjesi freskie pas aplikimit në lëkurë. Gjithashtu është një bazë shumë e mirë për makeup-in. Duke qenë në formë stick-u, është lehtësisht i riaplikueshëm kurdoherë dhe kudo të ndodheni, në makinë, në zyrë, teksa konsumoni në kafe etj.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.
*Ndryshimi i temperaturës mund të shkaktojë ndryshim të konsitencës në pjesën e sipërme të tij, por kjo nuk ndikon aspak në cilësinë e produktit.
*9gr
Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit "magjik"
Kolagjen nga salmoni, vitaminë C, vaj i fermentuar Jeju
Lista e plotë e përbërësve
Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Dimethicone, Silica, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Polyethylene, Butyloctyl Salicylate, Vinyl Dimethicone/Methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Diphenylsiloxy Phenyl Trimethicone, Dicaprylyl Carbonate, Ethylhexyl Salicylate, Cetyl Ethylhexanoate, Triethylhexanoin, Paraffin, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Octocrylene, Sorbitan Isostearate, Microcrystalline Wax, Oil Soluble Licorice( Glycyrrhiza) Extract, Caesalpinia Spinosa Fruit Extract, Bacillus Ferment, Candida/Garcinia Cambogia Ferment, Kappaphycus Alvarezii Extract, Oryza Sativa (Rice) Germ Oil, Schisandra Chinensis Fruit Extract, Hydrolyzed Collagen, Lithospermum Erythrorhizon Root Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Phytosteryl/Isostearyl/Cetyl/Stearyl/Behenyl Dimer Dilinoleate, Hydrogenated Polyisobutene, Ethylhexyl Hydroxystearate, Disteardimonium Hectorite, Propylene Carbonate, Caprylyl Glycol, Glyceryl Caprylate, Adenosine, Aluminum Hydroxide, Triethoxycaprylylsilane, Tocopherol, Purified Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Soluble Proteoglycan, Sodium DNA, Fragrance, Benzylparaben, Hexyl Cinnamal, Benzyl Salicylate, Hydroxycitronellal, Citronellol, Alpha-Isomethyl Ionone, Linalool, Titanium Dioxide, Bismuth Oxychloride, Gardenia Florida Fruit Extract
KAHI është një markë e re për kujdesin e lëkurës nga Koreja e krijuar në vitin 2020, e cila është e përqëndruar të ndihmojë këdo të kenë një lëkurë rinore, përmes produkteve të fuqishme por me formulime të buta, dhe aspak agresive. Emri i markës KAHI është një fjalë e përbërë nga shkronjat e para dhe të fundit të alfabetit të gjuhës koreane. Ashtu si Sejong i Madh, Mbreti i Dinastisë Chosun krijoi alfabetin korean për t'a mësuar të gjithë për të mësuar lehtësisht, edhe kjo markë ka si filozofi t'i bëjë të gjithë që përmes produkteve të saj të ndihen lehtësisht të bukur. Produktet e markës KAHI janë të limituara në prodhim, sepse formulimi i tyre është me përbërës shumë të çmuar të marrë nga ishulli Jeju në Korenë e Jugut. Filozofia e markës KAHI është "Lehtësisht të shikohen rezultatet", ndaj dhe produktet e saj kryesore janë në formë stick-u. Produkti "Bestseller" i markës është balmi: KAHI Wrinkle Bounce Moisturizing Multi Balm Stick i cili ka tërhequr shumë vëmëndje nga përdorimi i tij nga aktorja e famshme Kim Go-eun në dramën televizive koreane The King: Eternal Monarch. Të gjitha produktet e KAHI janë 100% të prodhuara në Kore.