SUNGBOON EDITOR Green Tomato NMN Pore Lifting Ampoule Mask
SUNGBOON EDITOR Green Tomato NMN Pore Lifting Ampoule Mask
SUNGBOON EDITOR Green Tomato NMN Pore Lifting Ampoule Mask është një maskë intensive pore-care, e krijuar për të ndihmuar në zvogëlimin e pamjes së poreve të zgjeruara, përmirësimin e teksturës së lëkurës dhe përmirësimin e elasticitetit të saj. Formula kombinon fuqinë antioksiduese të domates së jeshile me teknologjinë moderne të NMN (Nicotinamide Mononucleotide), duke ofruar një efekt “pore tightening” dhe një pamje më të lëmuar e më uniforme të fytyrës. Në formulë, ekstrati i domates së jeshile është përbërësi kryesor, i njohur për vetitë e tij antioksiduese dhe për ndihmën në kontrollin e sebumit të tepërt, një nga arsyet kryesore pse poret duken më të mëdha. Domatet jeshile përmbajnë lycopene dhe komponime antioksiduese që ndihmojnë në mbrojtjen e barrierës së lëkurës dhe në përmirësimin gradual të teksturës. Një tjetër përbërës kyç është NMN, një derivat i vitaminës B3 që përdoret gjithnjë e më shumë në skincare për efektet e tij në rigjenerimin e lëkurës dhe nxitjen e prodhimit të kolagjenit. Ky përbërës ndihmon që lëkura të duket më elastike dhe më e hidratuar me përdorim të vazhdueshëm. Ideale për lëkurë me pore të dukshme, yndyrë të tepërt, teksturë jo uniforme, sensitivitet apo mungesë elasticiteti.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, frangrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*21ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një tampon pambuku dhe masazhoni fytyrën dhe qafën. Në këtë mënyrë keni bërë të mundur largimin e çdo mbetje papastërtie. Nuk është e nevojshme të shpëlani fytyrën. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sigurohuni të mbyllni mirë kapakun e produktit, që tamponët të mbeten të lagësht dhe të pastër.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
NMN, ekstrati i domates së jeshile, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Isopentyldiol, Niacinamide, Dipropylene Glycol, Alcohol, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Tromethamine, Trehalose, Phenyl Trimethicone, Panthenol, Allantoin, Carbomer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Caprylyl Glycol, Xanthan Gum, Polyglyceryl-10 Myristate, Adenosine, Polyglyceryl-10 Laurate, Disodium EDTA, Methylpropanediol, Propanediol, Ethylhexylglycerin, Melia Azadirachta Leaf Extract, Gluconolactone, Erythritol, Solanum Lycopersicum (Tomato) Fruit Extract* (400 ppm), Tocopherol, Sodium Polyacrylate, Melia Azadirachta Flower Extract, Xylitylglucoside, Hedera Helix (Ivy) Fruit Extract, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Anhydroxylitol, Illicium Verum (Star Anise) Extract, Cucurbita Pepo (Pumpkin) Powder, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Xylitol, Sodium Hyaluronate, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Moringa Oleifera Seed Oil, Bellis Perennis (Daisy) Flower Extract, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Glycine, Hydrolyzed Collagen, Nicotinamide Mononucleotide (1,000 ppb), Benzyl Glycol, Borago Officinalis Extract, Echinacea Purpurea Extract, Proline, Hydroxyproline, Ulmus Davidiana Root Extract, Pinus Thunbergii Leaf Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Raspberry Ketone, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Tripeptide-1, Hexapeptide-9, Acetyl Hexapeptide-8, Tripeptide-1, Copper Tripeptide-1
Marka
SUNGBOON EDITOR është një markë koreane e skincare e njohur për formulat e saj inovative që kombinojnë teknologjinë moderne dermokozmetike me përbërës aktivë me origjinë natyrale. Marka fokusohet në krijimin e produkteve që adresojnë probleme specifike të lëkurës si poret e zgjeruara, humbja e elasticitetit, dehidratimi dhe balancimi i sebumit, duke ofruar rezultate të dukshme pa kompromentuar butësinë ndaj lëkurës. Produktet e SUNGBOON EDITOR karakterizohen nga tekstura moderne, formulime të pasura me ingredientë funksionalë si Vitaminat, Acidi Hyaluronik dhe ekstraktet botanike, si dhe nga qasja minimalistike “skin-first”, e cila synon të përmirësojë shëndetin dhe pamjen natyrale të lëkurës në mënyrë efektive dhe të sigurt edhe për lëkurat sensitive.
HARUHARU WONDER Black Rice Probiotics Barrier Essence
HARUHARU WONDER Black Rice Probiotics Barrier Essence
HARUHARU WONDER Black Rice Probiotics Barrier Essence, e njohur edhe si Makgeolli Essence, është një esencë e krijuar për të hidratuar dhe mbështetur barrierën mbrojtëse të lëkurës. Formula kombinon ekstraktin e orizit të zi, Rice Lees, Galactomyces dhe Bifida Ferment me një kompleks prej pesë ceramidesh, Cholesterol, Squalane dhe Panthenol. Ky kombinim ndihmon në ruajtjen e lagështisë, mbështetjen e barrierës së lëkurës dhe përmirësimin e pamjes së një lëkure të hidratuar, elastike dhe të shëndetshme. Tekstura qumështore ofron më shumë hidratim sesa një esencë ujore, ndërsa përthithet lehtësisht pa lënë një ndjesi të rëndë ose tepër të yndyrshme. Është veçanërisht e përshtatshme për lëkurë të thatë, të dehidratuar ose sensitive, si dhe për periudhat kur barriera e lëkurës është e dobësuar nga faktorë të jashtëm apo përdorimi i aktivëve. Me përdorim të rregullt, lëkura ndihet më e hidratuar, ndërsa fiton një shkëlqim natyral dhe të shëndetshëm.
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*120ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
Oriz i zi i fermentuar, Mbetje të fermentuara të orizit, Galactomyces, Ferment Bifida, 5 ceramide, Kolesterol, Pantenol
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Polyisobutene, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, 1,2-Hexanediol, Potassium Cetyl Phosphate, Cetearyl Alcohol, Hydroxyacetophenone, Glycerin, Glyceryl Stearate, Oryza Sativa (Rice) Extract, Phyllostachys Pubescens Shoot Bark Extract, Hydrogenated Lecithin, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Xanthan Gum, Galactomyces Ferment Filtrate, Panthenol, Bifida Ferment Filtrate, Aspergillus Ferment, Ethylhexylglycerin, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Ceramide NP, Disodium EDTA, Pentylene Glycol, Tromethamine, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Phytosterols, Oryza Sativa (Rice) Lees Extract, Panax Ginseng Root Extract, Stearic Acid, Palmitic Acid, Caprylyl Glycol, Squalane, Hydrolyzed Wheat Protein, Cyclodextrin, Arachidic Acid, Myristic Acid, Oleic Acid, Ceramide NS, Phytosphingosine, Cholesterol, Ceramide AS, Ceramide AP, Ceramide EOP
Marka
HARUHARU WONDER er është një markë koreane e kujdesit për lëkurën, e themeluar me qëllimin për të ofruar zgjidhje të përditshme për kujdesin e lëkurës duke përdorur përbërës natyralë dhe inovativë. Emri "Haruharu" në koreanisht do të thotë "çdo ditë", duke reflektuar qëllimin e markës për të përmirësuar cilësinë e lëkurës çdo ditë. Marka është veçanërisht e njohur për linjën e saj të produkteve të bazuara në ekstrakte të orizit të zi, të cilat janë të pasura me antioksidantë dhe ushqyes të cilët ndihmojnë në rigjenerimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Një nga produktet më të njohura është "Black Rice Hyaluronic Toner," i cili kombinon fuqinë e orizit të zi me acidin hialuronik për të ofruar hidratim të thellë dhe përmirësim të elasticitetit të lëkurës. HARUHARU WONDER përpiqet të jetë një markë ekologjike dhe e qëndrueshme. Paketimi i produkteve është dizajnuar për të qenë miqësor me mjedisin dhe për të reduktuar mbeturinat. Marka gjithashtu është e përkushtuar të përdorë përbërës të pastër dhe të sigurta për lëkurën, duke shmangur kimikatet e dëmshme dhe substancat sintetike që mund të shkaktojnë irritime ose alergji. Një tjetër aspekt dallues i HARUHARU WONDER është përqendrimi i saj në shkencën dhe inovacionin. Ata përdorin teknologji të avancuara për të maksimizuar efektivitetin e përbërësve natyralë dhe për të zhvilluar formula unike që ofrojnë rezultate të dukshme. Kjo përfshin përdorimin e metodave të fermentimit për të rritur biodisponibilitetin dhe përthithjen e përbërësve aktivë në lëkurë. Përveç përbërësve të fuqishëm dhe formulave inovative, HARUHARU WONDER gjithashtu thekson rëndësinë e përvojës së përdoruesit. Produktet e tyre kanë tekstura të këndshme dhe aroma natyrale që e bëjnë rutinën e kujdesit për lëkurën një moment të këndshëm dhe relaksues në ditën tuaj.
Shfaq 20/20

