Të zgjohesh duke u ndjerë i/e rraskapitur është një nga ndjesitë më të këqija, por përdorimi i një prej maskave më të mira nën sy ndërsa pini kafen apo bëni rutinën tuaj  është një metodë e provuar dhe e vërtetë për të nisur siç duhet ditën. Nëse jeni të prirur për rrathë të zinj, linja të imëta ose ënjtje, atëherë MIZON Pure Pearl Eye Gel Patch, është zgjedhja perfekte për të adresuar këto problematika. Formulimi me perlë dhe pluhur diamanti, përmirëson pamjen e rrathëve të errët dhe siguron shkëlqim në zonë. Nga ana tjetër, formula e patentuar White Flower Complex ™️, ndihmon në prodhimin e kolagjenit dhe rivendosjen e elasticitetin të lëkurës për një pamje plot freski, hidratim dhe më rinore. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial dhe elementë PEG.

*60 maska njëpërdorimshe

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska hydrogel dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 10-20 min. Në temperatura të larta, këshillohet ta mbani produktin në frigorifer. Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet brenda tij.

Këto maska mund t’i aplikoni edhe në zona të tjera, si pjesa e ballit apo qafës nëse keni nevojë për hidratim, zbehje të njollave apo kujdes të shtuar ndaj rrudhave.

Përbërësit "magjik"

 

perlë, pluhur diamanti, White Flower Complex ™️

Lista e plotë e përbërësve

Water (Aqua), Glycerin , Chondrus Crispus (Carrageenan) Extract , Ceratonia Siliqua Gum, Cellulose Gum, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Sucrose, Potassium Chloride , Allantoin, Xanthan Gum, Calcium Aluminum Borosilicate, Ethylhexylglycerin, Ultramarines (CI 77007), Disodium EDTA , Calcium Lactate, Titanium Dioxide (CI 77891), Silica, Mica (CI 77019), Hydrolyzed Collagen , Dipotassium Glycyrrhizate, Fragrance(Parfum), Polyglyceryl-6 Caprylate , Polyglyceryl-4 Caprate, Dipalmitoyl Hydroxyproline, Portulaca Oleracea Extract, Butylene Glycol, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract , Caviar Extract , Palmitic Acid, Tin Oxide (CI 77861), Phenoxyethanol, Tocopherol , Bis-PEG-15 Methyl Ether Dimethicone , Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Adenosine , PEG-60 Hydrogenated Castor Oil

 

Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

 

MIZON Pure Pearl Eye Gel Patch

1,950 ALL 3,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI