Shpërthimet e akneve në trup, qoftë në pjesën e poshtme të kraharorit, gjoksit, qafës apo shpinës, janë një shqetësim i zakonshëm dhe i bezdisshëm për shumë njerëz. Këto akne ndonjëherë shkaktojnë irritim dhe skuqje të mëdha. Por lajmi i mirë është se mund të arrihet një zgjidhje efektive përmes kujdesit të duhur të lëkurës, dhe kush më mirë se kremi i trupit SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Calming Body Lotion? Ky locion qetëson irritimet e lëkurës, shpërbën sebumin dhe qelizat e vdekura, dhe zbeh hiperpigmentimin, duke nxjerrë në pah një lëkurë të re dhe të freskët. Me përbërës si ekstrakti i pemës së çajit dhe Truecica™️ (Centella Asiatica), i njohur për efektet e tij qetësuese ndaj irritimeve dhe skuqjeve, ky locion ofron një kujdes të plotë për lëkurën. Për më tepër, acidet eksfoliuese si acidi laktik (AHA), acidi salicilik (BHA), dhe acidi laktobionik (PHA) pastrojnë thellësisht lëkurën, duke larguar sebumin dhe papastërtitë, dhe duke lënë pas një lëkurë të pastër dhe të shëndetshme.

Këshillohet të përdoret e kombinuar me: BENTON Hanji Body Wash Towel dhe SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Acne Clear Body Cleanser. 
Formula e tij nuk përmban 20 përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: vaj mineral, silikon, benzyl alcohol, ethanol, ngjyrues artificial, etj,. Gjithashtu ka kaluar të gjitha testet kundër irritimit të lëkurës.

*200ml

Aplikojeni gjatë kohës që lëkura është akoma e lagësht pas dushit. Masazhojeni mirë, deri sa të përthithet plotësisht.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt i pemës së çajit, Truecica™️ (centella asiatica), acid laktik (AHA), acid salicilik (BHA), acid laktobionik (PHA)

Lista e plotë e përbërësve

Water, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Glycerin, Methylpropanediol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, C13-15 Alkane, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Caprylic/Capric Triglyceride, Eucalyptus Globulus Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Houttuynia Cordata Extract, Artemisia Capillaris Extract, Madecassoside, Asiatic Acid, Asiaticoside, Madecassic Acid, Capryloyl Salicylic Acid, Salicylic Acid(1 ppm), Hippophae Rhamnoides Fruit Extract, Rosa Canina Fruit Extract, Tocopherol, Portulaca Oleracea Extract, Chamaecyparis Obtusa Water, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Carbomer, Betaine, Tromethamine, Adenosine, Butylene Glycol, Citric Acid(10 ppm), Gluconolactone(10 ppm), Ethylhexylglycerin, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Limonene

SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.

SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Calming Body Lotion

1,300 ALL 2,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI