-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
🔥 -70% ULJE + DHURATA
🎁 Produkt falas për blerje mbi 6,000 Lek
🧖♀️ Sheet mask falas në çdo porosi
⏳ Stok i limituar
Popup Minimal
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
SKINFOOD Rice Daily Cleansing Foam
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Tetor 21 dhe Tetor 22.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
SKINFOOD Rice Daily Cleansing Foam është një pastrues shumë i butë, i cili largon butësisht papastërtitë e lëkurës, madje edhe makeup-in. Ky larës përmban ujë organik nga krundet e orizit, i pasur me proteina dhe vitaminë B, si dhe ujë të fermentuar të orizit të pasur me minerale. Këto përbërës ndihmojnë në pastrimin e thellë dhe njëtrajtësimin e tonalitetit të lëkurës, duke i dhënë asaj një pamje të pastër dhe të bukur. Gjithashtu ky larës arrin të balancojë nivelin yndyrë-hidratim, duke mbajtur në kontroll sebumin e tepërt. I përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë atë të thatë, të dehidratuar dhe shumë sensitive.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*150g
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit "magjik"
krunde orizi
Lista e plotë e përbërësve
Water, Myristic Acid, Glycerin, Stearic Acid, Potassium Hydroxide, Oryza Sativa (Rice) Bran Water, Lauric Acid, Lauryl Betaine, Glyceryl Stearate Se, Sodium Cocoyl Apple Amino Acids, Polyquaternium-7, Sodium Chloride, Cetearyl Olivate, Panthenol, Sorbitan Olivate, Hexylene Glycol, Allantoin, Sodium Benzoate, Disodium Edta, Oryza Sativa (Rice) Extract, Sodium Hyaluronate, Citric Acid, Butylene Glycol, Aspergillus Ferment, 1,2-Hexanediol, Fragrance
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE