Pastrues fytyre vajor

Larës vajor i formuluar nga vajra bimor, posaçërisht për pastrimin dhe trajtimin e lëkurës së ndjeshme. Disa prej përbërësve “mrekullibërës” të tij janë: vaji i fasules së zezë, i cili është një anti-inflamator me efekt të mrekullueshëm në kontrollimin e mbiprodhimit të yndyrës si dhe qetësimin e lëkurës; një antioksidant i fuqishëm si vaji i susamit të zi; vaji i farave të frutit Black Currant (Ribes Nigrum), i pasur me minerale dhe vitamina; vaji i Jojoba-s, që njihet për vetitë e tij hidratuese, që e bën këtë larës shumë të përshtatshëm edhe për lëkurën e thatë.

Ky produkt ka nivel pH 7.

*150ml

Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke përfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.

Përbërësit "magjik"

vaji i fasules së zezë, vaji i farave të Jojoba-s, vaji i farave të frutit Black Currant (Ribes Nigrum), vaji i susamit të zi

Lista e plotë e përbërësve

Caprylic/Capric Triglyceride, Cetearyl Ethyihexanoate, Isononyl Isononanoate, PEG-7 Glyceryl Cocoate, Isopropyl Myristate, Simmondsia Chinensis Seed Oil, GIycine Soja Oil, PEG-5 Glyceryl Triisostearate, Polysorbate 20, Ribes Nigrum Seed Oil, Sesamum Indicum Seed Oil, Tocopheryl Acetate, Isopropyl Palmitate, Parfum, Butyrospermum Parkii Butter, Vaccinium Macrocarpon Seed Oil, Carapa Guaianensis Seed Oil, Tocopherol.

Klairs është një markë e cilësisë së lartë në botën e K-beauty, pjesë e gjigandit të kozmetikës, Wishtrend. Që prej krijimit të saj në vitin 2010, ajo i ka qëndruar besnike filozofisë "Simple, but enough!" (E thjeshtë, por mjaftueshëm!). Kjo markë ka besimin se edhe produktet me formulime të thjeshta dhe pa përbërës të dëmshëm, sjellin rezultate të shkëlqyera për të gjitha tipet e lëkurës. Përbërja e tyre është hipoalergjike dhe të gjitha këto produkte janë të përshtatshme për lëkurën me sensitivitet të lartë. Ndër vite, Klairs ka fituar popullaritet të lartë falë fjalëve të mira të thëna nga konsumatorë që mbeten gjithmonë të kënaqur. Pa harruar këtu dhe një pikë tjetër të fortë, raportin e drejtë mes cilësisë së lartë dhe çmimeve të arsyeshme të produkteve të saj. Gjithashtu Klairs është një nga markat më miqësore me mjedisin dhe kafshët, sepse prodhon produkte vegane, të pa testuara në kafshë dhe e nënvizon gjithmonë faktin se ky koncept abuziv është i gabuar e duhet luftuar. Ka fituar 20 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Shembuj të këtij suksesi janë: toneri “Supple Preparation Facial Toner” dhe serumi me vitaminë C “Freshly Juiced Vitamin Drop”, ku secili prej tyre është shitur me mbi 1 milion herë. 

KLAIRS Gentle Black Deep Cleansing Oil

2,300 ALL 3,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI