-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
Për shkak të fluksit të lartë të porosive, dërgesat mund të kenë vonesa 24–48 orë.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe durimin tuaj. Po punojmë që çdo porosi të dërgohet sa më shpejt. 💙
Popup Minimal
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
CELIMAX The Vita A Retinol Shot Tightening Serum
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 28 dhe Qeshor 29.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
Nëse edhe ju e keni parë se sa viral është ky serum nga marka CELIMAX në rrjete si TikTok apo Instagram, atëherë nuk jeni të vetëm. CELIMAX The Vita-A Retinol Shot Tightening Serum është një serum i fuqishëm që redukton dukshëm rrudhat dhe linjat e imta. Ky serum përmban retinol të pastër 0.1%, një nga përbërësit më efektiv për rinovimin qelizor të lëkurës dhe stimulimin e kolagjenit, duke e bërë lëkurën më rinore dhe elastike. Teknologjia A‑Shot™ e serumit përdor mikropartikuj ultra të imët, të cilët depërtojnë thellë në lëkurë pa shkaktuar irritim, duke lejuar që peptidet dhe vitaminat të përthithen maksimalisht. Nga ana tjetër, kompleksi i 9 peptideve përmirëson elasticitetin dhe teksturën e lëkurës, ndërsa panthenoli, vitamina E dhe ekstrakti i rrënjës së karotës ofrojnë hidratim, qetësim dhe mbrojtje antioksiduese. Tekstura e lehtë përthithet shpejt dhe lë një ndjesi të freskët në lëkurë, ndërsa përdorimi i rregullt ndihmon në reduktimin e poreve, përmirësimin e tonit dhe zvogëlimin e rrudhave. I përshtatshëm për çdo tipologji, kur lëkura ka shfaqur shenja të moshës të dukshme! Gjithashtu, është një parandalues i fuqishëm dhe efektiv!
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin dhe kremin hidratues të rutinës suaj, aplikojeni në të gjithë fytyrën. Përdoreni 1 herë në 2 ditë.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.
Përbërësit "magjik"
retinol të pastër 0.1%, 9 peptideve, panthenoli, vitamina E dhe ekstrakti i rrënjës së karotës
Lista e plotë e përbërësve
Water, Methylpropanediol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Panthenol, Polypropylsilsesquioxane, C14-22 Alcohols, Glyceryl Stearate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Hydrolyzed Sponge, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tocopherol, Retinol, Allantoin, Arginine, Undecane, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, C12-20 Alkyl Glucoside, Lauryl Glucoside, Polyglyceryl-6 Laurate, Adenosine, Tridecane, Disodium EDTA, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract, Myristyl Glucoside, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, PVM/MA Copolymer, Butylene Glycol, Beta-Carotene, Glucose, Tripeptide-1, Palmitoyl Tripeptide-1, Nonapeptide-1, Hexapeptide-9, Dipeptide-2, Copper Tripeptide-1, Acetyl Tetrapeptide-5, Acetyl Hexapeptide-8, Palmitoyl Pentapeptide-4
CELIMAX është një markë e kozmetikës Koreano-Jugore, e themeluar në principin "Sinqeritet"! Filozofia e tyre ka të bëjë me: kozmatika nuk mund të bëjë mrekulli, por CELIMAX ju ofron një premtim të sinqertë për një lëkurë më të mirë. CELIMAX është një skuadër e përbërë nga njerëz të apasionuar, që kërkojnë të zhvillojnë produkte efikase dhe ofrojnë vërtetë atë që premtojnë. Qëllimi i kësaj marke është angazhimi i principit të sinqeritetit midis konsumatorit dhe produktit, dhe do të mund të arrijë që klientët e saj të kenë një persepktivë ndryshe për industrinë e bukurisë!
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













