-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPIT -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
BIODANCE Radiant Vita Niacinamide Real Deep Mask
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Mars 19 dhe Mars 20.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
BIODANCE Radiant Vita Niacinamide Real Deep Mask është një maskë hidrogel me përmbajtje të lartë serumi të koncentruar që ngjitet në mënyrë perfekte me lëkurën dhe gradualisht bëhet transparente ndërsa përbërësit aktivë absorbohen thellë. Ndryshe nga maskat klasike që përdoren vetëm për pak minuta, kjo maskë është formuluar për përdorim të zgjatur rreth 3-4 orë gjatë ditës ose gjatë gjithë natës duke siguruar depërtim maksimal dhe rezultate të dukshme në ndriçim, hidratim dhe përmirësim të tonit të lëkurës. Formulimi i saj përqendrohet te niacinamide, një përbërës i njohur për reduktimin e poreve dhe njollave të errëta, i kombinuar me Glutathione, një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në përmirësimin e tonalitetit dhe shkëlqimit të lëkurës. Në formulë përfshihet edhe Uji i Ananasit, i pasur me enzima natyrale që ndihmojnë në eksfolimin e butë dhe në rafinimin e teksturës, duke e bërë lëkurën të duket më e freskët dhe më e lëmuar. Teknologjia hidrogel siguron shpërndarje graduale të përbërësve aktivë dhe hidratim afatgjatë, duke ndihmuar në rikthimin e vitalitetit dhe energjisë së lëkurës së zbehtë dhe të lodhur. Përveç përbërësve kryesorë, formula përfshin edhe kompleks Acid Hialuronik, Allantoin dhe Adenosine, të cilat ndihmojnë në qetësimin, hidratimin shumë-shtresor dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. Formula e butë dhe hipoalergjike është e përshtatshme edhe për lëkura të ndjeshme dhe ndimon në përmirësimin gradual të teksturës, njëtrajtësimit dhe shkëlqimit. Pra çfarë ofron kjo maskë? Ndriçim dhe uniformim të tonit? Po. Hidratim të thellë dhe efekt “plump”? Po. Përmirësim të teksturës dhe shkëlqim natyral? Po. Vitalitet dhe freski të menjëhershme? Po. Një trajtim intensiv “tone-texture-glow” që rikthen vitalitetin e lëkurës dhe e bën atë të duket më e shëndetshme, më e njëtrajtshme dhe dukshëm më rrezatuese.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*34gr
Pasi të keni mbaruar me të gjithë rutinën tuaj, vendoseni maskën në lëkurë dhe mbajeni minimalisht deri 4 orë, derisa maska të kthehet në një shtresë transparente.
Këshillë: Për më shumë efekte dhe nëse nuk jeni person që lëvizni shumë gjatë gjumit, sugjerojmë që maska të mbahet gjatë gjithë kohës që ju flini.
Përbërësit "magjik"
niacinamide, glutathione, acid hialuronik, allantoin, adenosine
Lista e plotë e përbërësve
Water, Ananas Sativus (Pineapple) Fruit Water, Glycerin, Acrylates Copolymer, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Betaine, Chondrus Crispus, Polyglyceryl-10 Laurate, Potassium Chloride, Sucrose, Polyglyceryl-2 Triisostearate, Allantoin, Agar, Cellulose Gum, Ethylhexylglycerin, Butylene Glycol, Adenosine, Pyrus Communis (Pear) Fruit Extract, Sclerotium Gum, Disodium EDTA, Rosa Damascena Flower Water, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Iris Florentina Root Extract, Ananas Sativus (Pineapple) Fruit Extract, Hippophae Rhamnoides Oil, Cucumis Melo (Melon) Fruit Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Hedera Helix (Ivy) Leaf/Stem Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Corallina Officinalis Extract, Tocopherol, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Gluconolactone, Boron Nitride, Caprylyl Glycol, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Glutathione, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Potassium Hyaluronate
Biodance u themelua me misionin për të ofruar produkte të kujdesit të lëkurës që përmbajnë përbërës natyralë dhe të sigurtë, të cilët janë të përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës. Marka është e angazhuar për të përdorur teknologjinë e fundit në formulimet e saj për të siguruar efektivitetin maksimal. Ashtu si shumë marka koreane të kujdesit të lëkurës, Biodance e ka filluar rrugëtimin e saj në Kore të Jugut, një vend i njohur për avancimet e tij në fushën e kozmetikës dhe kujdesit të lëkurës. Biodance beson në fuqinë e përbërësve natyralë dhe e bën këtë filozofi qendrore të markës. Produktet e tyre shpesh përmbajnë ekstrakte nga bimë dhe substanca natyrale që kanë provuar të kenë efekte pozitive për lëkurën. Marka është e njohur për kërkimin dhe zhvillimin intensiv, duke përdorur teknologjinë për të zhvilluar produkte që janë inovative dhe efektive. Ky qasje ka bërë që Biodance të fitojë një ndjekës të përkushtuar si në tregun vendas ashtu edhe ndërkombëtarisht. Biodance gjithashtu ka një angazhim të fortë ndaj mjedisit dhe etikës në prodhimin e saj, duke përdorur praktika të qëndrueshme dhe duke shmangur testimin mbi kafshët.
Shpërndani
Do t'ju përshtateshin edhe...
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













