-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
NEOGEN DERMALOGY Vita Duo Night Cream
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 26 dhe Gusht 27.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
NEOGEN DERMALOGY Vita Duo Night Cream, është krijuar nga marka e mirënjohur koreane NEOGEN DERMALOGY në bashkëpunim me influencuesen e famshme të K-Beauty, Joan Kim. Me një formulë unike që përfaqëson vizionin personal të Joan-it për kujdesin e lëkurës, ky krem me teksturë xheli të butë dhe të freskët ofron hidratim të thellë dhe rigjenerim gjatë gjithë natës. Formula e tij është pasur me vitaminë E, një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në rigjenerimin e qelizave, dhe vaj livandoje, i njohur për efektin e tij qetësues dhe relaksues. Ndërsa flini, kremi punon për të riparuar, qetësuar dhe forcuar barrierën natyrale të lëkurës, duke e lënë atë të hidratuar, të ushqyer dhe me pamje të freskët në mëngjes. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*50gr
aplikojeni në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj. Merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit "magjik"
Livando, tocopheryl acetat
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Cyclopentasiloxane, Glycerin, Cyclohexasiloxane, 1,2-Hexanediol, Dimethicone, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Tocopheryl Acetate, Cyanocobalamin, Cetyl Ethylhexanoate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Glyceryl Stearate SE, Methyl Glucose Sesquistearate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl TaurateCopolymer, Polyacrylate-13, Polyisobutene, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Polysorbate 20, Sorbitan Isostearate, Gardenia Florida Fruit Extract, Maltodextrin
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE