NEOGEN DERMALOGY Probiotics Double Action Serum

3,800.00 ALL 2,800.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 26 dhe Gusht 27.

Përshkrimi

NEOGEN DERMALOGY Probiotics Double Action Serum është një serum unik që kombinon dy formula të ndryshme në një produkt të vetëm për një kujdes të dyfishtë të lëkurës. Ky produkt përmban dy serume të ndara brenda paketimit, të cilat mund të përdoren së bashku për të forcuar, rigjeneruar dhe hidratuar lëkurën në mënyrë efektive, ose veç e veç sipas nevojës specifike të lëkurës. Serumi i parë është i pasur me probiotikë të fuqishëm si Lactobacillus Ferment Lysate dhe Bifida Ferment Lysate, të cilët ndihmojnë në përmirësimin dhe rigjenerimin e barrierës natyrale të lëkurës. Gjithashtu, përmban përbërës si acidi hialuronik dhe niacinamide (vitamina B3), që sigurojnë hidratim intensiv dhe njëtrajtësim të tonit të lëkurës, duke i dhënë asaj një shkëlqim të freskët dhe të shëndetshëm. Serumi i dytë përmban përbërës të fuqishëm rigjenerues dhe ushqyes, si Copper Tripeptide-1, i cili stimulon rigjenerimin qelizor dhe ndihmon në reduktimin e shenjave të moshës. Për më tepër, kolagjeni i hidrolizuar dhe squalane ofrojnë elasticitet dhe butësi të thellë, ndërsa royal jelly dhe propolis ushqejnë dhe mbrojnë lëkurën, duke e bërë atë më të fortë dhe më rezistente ndaj faktorëve të jashtëm. Tekstura e lehtë dhe e butë e serumeve përthithet menjëherë nga lëkura, duke lënë një ndjesi freskie, hidratimi dhe rigjenerimi. Përdorimi i rregullt i këtij serum forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës, parandalon humbjen e lagështisë dhe përmirëson elasticitetin, duke dhënë një pamje më të shëndetshme, të butë dhe me plot shkëlqim.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurë, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.

*22g + 22g

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. 

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Serumi i parë: Lactobacillus Ferment Lysate, Bifida Ferment Lysate, acidi hialuronik, niacinamide (vitamina B3)

Serumi i dytë: Copper Tripeptide-1, kolagjen i hidrolizuar, squalane, royal jelly, propolis

Lista e plotë e përbërësve

Water, Triethylhexanoin, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Propanediol, Niacinamide, Cetyl Ethylhexanoate, Butylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Coco-Caprylate/Caprate, Polyglyceryl-10 Laurate, Carbomer, Ethylhexylglycerin, Tromethamine, Adenosine, Xanthan Gum, Coptis Japonica Extract, Betaine, Allantoin, Trehalose, Panthenol, Dextrin, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Aniba Rosaeodora (Rosewood) Wood Oil, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Lactobacillus Ferment Lysate(10ppm), Isopentyldiol, Hydrolyzed Collagen, Squalane, Lactic Acid, Polydecene, Sodium PCA, Sodium Lactate, Arginine, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Aspartic Acid, Adansonia Digitata Seed Oil, PCA, Ceramide 3, Hydrogenated Lecithin, Acacia Senegal Gum, Phospholipids, Agar, Glycine, Alanine, Royal Jelly Extract, Propolis Extract, Artemisia Capillaris Extract, Serine, Valine, Guaiazulene, Cholesterol, Isoleucine, Threonine, Proline, Tocopheryl Acetate, Phenylalanine, Histidine, Ceramide 2, Ceramide 4, Bifida Ferment Lysate(0.98ppb), Hyaluronic Acid, Ceramide 1, Ceramide 6 II, Streptococcus Thermophilus Ferment(0.28ppb), Phytosterols, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Copper Tripeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8, Tripeptide-1, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4, Hexapeptide-9, Tripeptide-2, Nonapeptide-1, Hexapeptide-11, Limonene, Linalool

Marka

NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

Reviews

Shpërndani

3,800.00 ALL 2,800.00 ALL