NEOGEN DERMALOGY Next Clear Spot Solution

2,500.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Mars 04 dhe Mars 05.

Përshkrimi

NEOGEN DERMALOGY Next Clear Spot Solution është një trajtim i avancuar për problemet e lëkurës që synon reduktimin e njollave, përmirësimin e tonit jo të njëtrajtshëm dhe rikthimin e vitalitetit të humbur. Ky produkt ka një teksturë ujore, transparente dhe të lehtë, e cila absorbohet shpejt nga lëkura pa lënë ndjesi ngjitjeje, duke ofruar përfitime të dukshme nga sipërfaqja deri në shtresat më të thella të epidermës. Formula e tij është e fuqishme për ndriçim dhe unifikim të tonit të lëkurës, e pasur me përbërës aktivë të njohur për efektet e tyre në parandalimin e formimit të melaninës dhe përmirësimin e shkëlqimit. Përbërësit kryesorë si Acidi Askorbik (Vitamina C) ofrojnë efekt të fuqishëm ndriçues, ndërsa Arbutin, Glutathione 99 % me pastërti të lartë dhe Niacinamide bashkëveprojnë për të njëtrajtësuar njollat pigmentare dhe për të përmirësuar elasticitetin dhe shëndetin e përgjithshëm të lëkurës. Përveç veprimit kundër njollave, produkti ndihmon në zhvillimin e një pamjeje më të njëtrajtshme, më të pastër dhe më të ndritshme të fytyrës, me një efekt të dukshëm edhe pas periudhave të shkurtra përdorimi. Tekstura e lehtë e bën ideal për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë edhe atë të ndjeshme. 

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurë, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.

*32ml

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësish, duke evituar zonën rreth syve. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Acidi Askorbik (Vitamina C), Arbutin, Glutathione

Lista e plotë e përbërësve

Water, Propanediol, Glycerin, Betaine, Butylene Glycol, Niacinamide, Isopentyldiol, Diethoxyethyl Succinate, 1,2-Hexanediol, Trehalose, Panthenol, Hydroxyethyl Urea, Carbomer, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Disodium EDTA, Tromethamine, Glutathione, Citrus Limon (Lemon) Fruit Extract, Ascorbic Acid, Arbutin, Acetyl Hexapeptide-8, Acetyl Tetrapeptide-5, Acetyl Hexapeptide-1

 

Marka

NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

Shpërndani

2,500.00 ALL