-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPIT -
- Log in
Oferta vlen vetëm për produktet Neogen & Centellian24+.
Blini 4, merrni më të lirin falas 🎁
Shto 4 produkte në shportë dhe përfitoni më të lirin falas.
Blini 4, merrni më të lirin falas 🎁
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
NEOGEN DERMALOGY Next Clear Eye Cream
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Janar 17 dhe Janar 18.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
NEOGEN DERMALOGY Next Clear Eye Cream është një krem i avancuar për zonën rreth syve, i krijuar posaçërisht për të ndriçuar, unifikuar tonin e lëkurës dhe për të trajtuar shenjat e para të moshës, lodhjes dhe pigmentimit. Formula e tij multifunksionale kombinon përbërës aktivë ndriçues dhe anti-age, duke e bërë ideal për një zonë kaq delikate si ajo përreth syve. Formulimi i tij përmban Glutathione, një antioksidant shumë i fuqishëm që ndihmon në reduktimin e njollave të errëta dhe zbehjen e rrathëve të zinj, duke i dhënë lëkurës një pamje më të njëtrajtësuar dhe më të ndriçuar. I kombinuar me Vitaminë C, ky krem vepron drejtpërdrejt në uniformizimin e tonalitetit dhe rikthimin e shkëlqimit natyral të zonës së syve, e cila shpesh duket më e errët për shkak të lodhjes dhe stresit oksidativ. Për më tepër, formulimi është i pasur gjithashtu me Niacinamide, e cila ndihmon në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës, përmirëson teksturën e saj dhe ndihmon në një pamje më të butë dhe më të shëndetshme. Ndërkohë, Adenosine dhe Peptidet luajnë një rol kyç në rritjen e elasticitetit, minimizimin e vijave të holla dhe në parandalimin e rrudhave të reja, duke e bërë zonën rreth syve të duket më e lëmuar dhe më e tendosur. Tekstura e kremit është e lehtë dhe shumë e butë, përthithet shpejt pa lënë ndjesi të rëndë apo ngjitëse, duke e bërë të përshtatshëm si për përdorim ditor ashtu edhe nën make-up. Zona rreth syve mbetet e hidratuar, e freskët dhe vizualisht më e ndriçuar që në aplikimet e para. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë edhe ato sensitive, ky krem është zgjidhja ideale për ata që kërkojnë një trajtim të plotë për rrathët e errët, vijat e holla dhe humbjen e shkëlqimit në zonën e syve.
Formula e tij është e hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*20ml
Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve. Për efekt maksimal sugjerojmë të përdoret për çdo vijë të hollë në fytyrë, pikat nazolabiale apo ato në qafë.
Përbërësit "magjik"
Glutathione, Vitaminë C, Niacinamide, Adenosine, Peptide
Lista e plotë e përbërësve
Niacinamide, Palmitoyl Tripeptide‑5, Acetyl Hexapeptide‑8, Sodium Hyaluronate, Glycerin, Dimethicone, Panthenol, Butylene Glycol, Hydrogenated Polydecene, Ceramide NP, Adenosine, Caprylic/Capric Triglyceride, Allantoin, Ethylhexylglycerin, Tocopheryl Acetate
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE














