NARD Whiping Bubble Shower Towel

1,400.00 ALL 800.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Tetor 01 dhe Tetor 02.

Përshkrimi

Zbuloni një nga mënyrat më të këndshme për të pastruar dhe eksfoliuar lëkurën me rrjetën e gjatë të dushit në formë gërsheti NARD Whiping Bubble Shower Towel.
E krijuar nga material rrjete cilësore dhe e përpunuar me një thurje elegante në formë gërsheti, kjo rrjetë është jashtëzakonisht e butë në kontakt me trupin, duke mos e acaruar apo irrituar lëkurën edhe në përdorim të përditshëm. Gjatësia e saj e veçantë është menduar për t’ju ndihmuar të arrini me lehtësi edhe pjesët më të vështira të trupit si shpina dhe zona e kurrizit, pa lodhje dhe pa përkulje. E përkryer për të krijuar shkumë të bollshme me sasinë më të vogël të xhelit të dushit, kjo rrjetë ndihmon në pastrimin e thellë dhe eksfolimin e butë të qelizave të vdekura, duke e lënë lëkurën të pastër, të freskët dhe të lëmuar.

E gjithë formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

* 31*5*5cm/ 80g

Përdorimi

Lagni me ujë dhe shkumojeni atë me larësin tuaj të trupit, për të larë trupin.

Përbërësit

Material Rrjete

Marka

Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore. 

Reviews

Shpërndani

1,400.00 ALL 800.00 ALL