NARD Body Scrub Tea Tree Rosemary është një scrub për lëkurën e trupin, me formulim shumë të butë, por shumë efektiv në largimin e qelizave të vdekura. Ky scrub është i formuluar me ekstrakt të pemës së çajit e cila njihet për efektet e saj anti-inflamatore në lëkurë. Në bashkëpunim me ekstraktin e rozmarinës këta 2 përbërës premtojnë lëkurë të butë dhe të lëmuar. Harroni qimet e rrënjosura nën lëkurë, sepse ky scrub bën të mundur eksfolimin dhe largimin e tyre. Gjithashtu edhe nëse "strawberry legs", janë shqetësimi juaj, tashmë e keni gjetur zgjidhjen e tyre. Nga ana tjetër formulimi me vaj avokado bën të mundur hidratimin e lëkurës, duke mos e ndjerë aspak të thatë. Ndërsa ekstrakti i gjetheve të Eukaliptit dhe Betula Platyphylla ndihmojnë në elasticitetin e lëkurës, plot shkëlqim dhe vitalitet. Ky scrub është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë shumë sensitive.

*200ml

Gjatë dushit aplikoni një sasi të konsiderueshme në trup të lagur dhe masazhojeni butësisht. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt i pemës së çajit, rozmarinë, vaj avokado

Lista e plotë e përbërësve

Water, Juglans Regia (Walnut) Shell Powder, Glycerin, Cocamide DEA, TEA-Lauryl Sulfate, Acrylates Copolymer, Cocamidopropyl Betaine, Sodium Benzoate, Caprylyl Glycol, Potassium Hydroxide, Sodium Chloride, Dipropylene Glycol, Disodium EDTA, Tocopheryl Acetate, Butylene Glycol, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter Extract, Polyglyceryl-10 Myristate, Hydroxyacetophenone, Pentylene Glycol, Lactic Acid, 1,2-Hexanediol, Centella Asiatica Leaf Extract, Caprylic/Capric Triglyceride, Betula Alba Leaf Extract, Cetyl Ethylhexanoate, Eucalyptus Globulus Leaf Extract, Ethylhexyl Palmitate, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract(4,000 ppb), Lavandula Angustifolia (Lavender) Extract, Portulaca Oleracea Extract, Nymphaea Alba Flower Extract, Phenoxyethanol, Nardostachys Jatamansi Rhizome/Root Extract(91.95 ppm), Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract(200 ppb), Ethylhexylglycerin, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Oil, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Fragrance, Linalool

Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore. 

NARD Body Scrub Tea Tree Rosemary

1,200 ALL 2,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI