Nëse po kërkoni një scrub që të pastrojë thellësisht qelizat e vdekura në lëkurë, por njëkohësisht edhe t'ju dhurojë aromë fantastike, atëherë zgjidhja është NARD Body Scrub Lavender Musk! Ky scrub është i formuluar me klorur natriumi dhe acid citrik për të siguruar pastrim të butë dhe shumë efikas, duke shpërbërë plotësisht të gjitha qelizat e vdekura të lëkurës dhe papastërtive që grumbullohen nga agjentët e jashtëm. Vaji i avokados, ekstrakt i pemës së çajit, lulja Nymphaea Alba dhe ekstrakt Portulaca Oleracea ofrojnë hidratim dhe qetësim të lëkurës së irrituar, duke e bërë përdorimin e tij të përshtatshëm edhe për lëkurat sensitive. Ndërsa 4 lloje të ndryshme të vajrave natyralë së bashku me gjalpin shea ushqejnë të gjitha shtresat e lëkurës, duke mos krijuar aspak tharje ose dehidratim të lëkurës së trupit. Aroma fantastike e livandos do t'ju dhurojë relaksim, dhe do t'ju mbushë plot me energji pozitive.

Ky scrub ka kaluar të gjitha testet e sigurisë kundrejt irritimit të lëkurës, duke marrë certifikatë nga Insituti i Prodhimit të kozmetikës CGMP, dhe është klasifikuar si produkt që mund të përdoret pa asnjë shqetësim.

*200ml

Gjatë dushit aplikoni një sasi të konsiderueshme në trup të lagur dhe masazhojeni butësisht. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

Përbërësit "magjik"

livando, klorur natriumi, acid citrik 

Lista e plotë e përbërësve

Water, Juglans Regia (Walnut) Shell Powder, Glycerin, Cocamide DEA. TEA-Lauryl Sulfate, Acrylates Copolymer, Cocamidopropyl Be. taine, Phenoxyethanol, Fragrance, Potassium Hydro xide, Sodium Chloride, Tocopheryl Acetate, Diso dium EDTA, Sodium Benzoate. Butylene Glycol, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter Extract, Dipro pylene Glycol, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Oil, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Helian thus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Persea Gratiss ima (Avocado) Oil Lactic Acid, 12-Hexanediol Cen tella Asiatica Leaf Extract, Betula Alba Leaf Extract, Eucalyprus Globulus Leaf Extract, Lavandula Angu stifolia (Lavender) Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Nymphaea Alba Flower Extract, Portulaca Oleracea Extract. Caprylyl Glycol, Nard ostachys Jatamansi Rhizome/Root Extract, Rosma rinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Ethylhe xylglycerin, Benzyl Salicylate, Butylphenyl Methyl propional, Hexyl Cinnamal

Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore. 

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

NARD Body Scrub Lavender Musk

1,200 ALL 2,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI