NARD Body Lotion Lavender Musk do t'i dhurojë trupit tuaj një lëkurë plotësisht të hidratuar teksa do të relaksoheni nën aromën qetësuese të përbërjes së tij me livando. Ky locion hidratues, ndihmon për të pasur një lëkurë të lëmuar dhe plot shkëlqim falë furnizimit me lëndë shumë ushqyese për lëkurën. Nga ana tjetër panthenoli, i quajtur ndryshe edhe "magneti i hidratimit", bllokon të gjithë lagështinë brenda shtresave të lëkurës, për t'a ndjerë këtë fundit, të hidratuar gjatë gjithë ditës. Ndërsa formulimi me ekstrakt të pemës së çajit dhe të bimës centella asiatica, ndihmojnë në qetësimin e lëkurës nga irritimet e ndryshme. 

Për efekt maksimal sugjerojmë kombinimin me: NARD Body Wash Lavender Musk!

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon dhe vajra artificial & natyral.

Këshillë: Në zonat problematike me më shumë qeliza të vdekura, si: kutikulat, bërrylat dhe thembra, mund të ri-aplikoni një shtresë mbi to për një kujdes më intensiv.

*100ml/ 500ml

Aplikojeni gjatë kohës që lëkura është akoma e lagësht pas dushit. Masazhojeni mirë, deri sa të përthithet plotësisht.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt i pemës së çajit, ekstrakt i bimës centella asiatica, ekstrakt livando, ekstrakt i luleve Nymphaea Alba, ekstrakt i bimës Portulaca Oleracea

Lista e plotë e përbërësve

Purified water, dipropylene glycol, glycerin, mineral oil, cyclopentasiloxane, glyceryl stearate, cetearyl alcohol, polysorbate 60, stearic acid, palmitic acid cyclohexasiloxane, shea butter, dime Ticonol, butylene glycol, xanthan gum, panthenol, tocopheryl acetate, centella leaf extract, tea tree leaf extract, purslane extract, alba water lily extract, lavender extract (40 ppm), carbomer, 1,2-hexanediol , Persimmon rhizome/root extract (91.95ppm), caprylyl glycol, ethylhexyl glycerin, PEG-100 stearate, sorbitan sesquioleate, phenoxyethanol, triethanolamine, disodium EDTA , Fragrance, benzyl salicylate citronellol, limonene, geraniol, hexylcinnamal, hydroxycitronellal, linalool, butylphenylmethylpropional

Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore. 

NARD Lavender Musk Body Lotion

1,200 ALL 2,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI