E krijuar posaçërisht për zonën rreth hundës MEDIHEAL Sleeping Melting Nose Pack do të kthehet në trajtimin tuaj të preferuar. Këto maska kryejnë një sërë funksionesh, si: mbajtjen në kontroll të sebumit të tepërt, minimizimin në dukje të poreve, pastrimin e pikave të bardha & të zeza. Të gjitha këto përfitime i mundëson përbërja efikase me: glutathion (derivat i vitaminës C), që ndihmon në largimin e hiperpigmentimit duke ofruar shkëlqim dhe tonifikim zonës rreth hundës, ekstrakt i pemës së çajit Tea Tree, qetëson inflamacionin dhe pastron poret, acidi glikolik kontrollon dhe largon qelizat e vdekura, pikat e bardha dhe ato të zeza. Ndërsa Tocopheryl mbron lëkurën nga agjentët e jashtëm të dëmshëm. Ky trajtim përshtatet për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos me atë të yndyrshme dhe sensitive.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra artificial etj.

*3 ngjitëse

Para se të flini, pasi të keni pastruar lëkurën tuaj nga çdo papastërti, në lëkurë të thatë largoni ngjitësen e maskës së hundës dhe vendoseni këtë të fundit mbi hundë. Ngjiteni në mënyrë të barabartë në mënyrë që të mos ketë ajër midis maskës dhe lëkurës. Mbajeni për më shumë se 4 orë për të maksimizuar efektivitetin e saj, dhe mëngjesin tjetër hiqeni me kujdes. Do të vëreni minimizim të poreve, lëkurë të lëmuar dhe largim të pikave të zeza.

Përbërësit "magjik"

glutathion, ekstrakt të pemës së çajit Tea Tree, acid glikolik

Lista e plotë e përbërësve

Mineral Oil, Hydrogenated Polycyclopentadiene, Methylstyrene/ Vinyltoluene Copolymer, Hydrogenated Ethylene/Propylene/Styrene Copolymer, Cellulose Gum, Lecithin, Alcohol, Arbutin, Linolenic Acid, Linoleic Acid, Tocopheryl Acetate, Ascorbyl Palmitate, Glutathione, Water, Glycolic Acid, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, P ngjhenoxyethanol, Glycerin, Butylene Glycol

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

MEDIHEAL Sleeping Melting Nose Pack

275 ALL 700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI