-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MEDIHEAL Collagen Essential Mask (1pc.)
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 11 dhe Prill 12.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
Ofrojini lëkurës tuaj një efekt lifting, me anë të maskës MEDIHEAL Collagen Essential Mask! Dihet që kolagjeni është shumë i domosdoshëm për organizmin, si edhe për lëkurën, e sidomos për ta patur atë sa më të tërhequr dhe rinore. Me kalimin e viteve ai reduktohet, dhe ndaj nevojitet përdorimi i produkteve të tilla në përkujdesjen e lëkurës. Kjo maskë "sheet mask" është e formuluar me kolagjen të hidrolizuar, elastinë të hidrolizuar dhe Cetyl Hexapeptide-8, që të furnizojnë të gjitha shtresat e lëkurës me hidratim, për të rigjeneruar qelizat e saj, dhe për të zvogëluar shfaqjen e rrudhave dhe vijave më të imëta. Pëlhura e maskës e përbërë me celulozë bamboo-je, formon një puthitje shumë të mirë mbi fytyrë, dhe në këtë mënyrë esenca e saj përthithet maksimalisht. Teksa thahet maska, ajo merr ngjyrën e bardhë dhe ofron një ndjesi tërheqjeje për të krijuar efektin lifting! Pas aplikimit të saj do ju duket sikur keni bërë një trajtim profesional!
*1 copë
* 25ml
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Duke marrë në konsideratë që cikli i rigjenerimit qelizor të lëkurës është 4-javor, maska këshillohet të përdoret 2-3 herë në javë, për 4 javë. (Ky është një program intensiv që këshillon MEDIHEAL në përdorimin e maskave të saj)
Përbërësit "magjik"
kolagjen i hidrolizuar, elastinë e hidrolizuar, Cetyl Hexapeptide-8
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Collagen, Xanthan Gum, Carbomer, Panthenol, Trehalose, Betaine, Disodium EDTA, Butylene Glycol, Boswellia Serrata Resin Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Hydrolyzed Elastin, Wheat Amino Acids, Acetyl Hexapeptide-8, Portulaca Oleracea Extract, Aloe Barbadensis Leaf Juice, Beta-Glucan, Sodium Ascorbyl Phosphate, Allantoin, Polysorbate 80, Dipotassium Glycyrrhizate, Arginine, Tocopheryl Acetate, Ethylhexylglycerin, Fragrance
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
Customer Reviews
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE