MEDIHEAL Vita Toning Essence Mask është një maskë “Sheet Mask” e dedikuar për trajtimin e hiperpigmentimit dhe njëtrajtësimin e tonit të lëkurës. E formuluar me përbërës të fuqishëm që përmirësojnë shkëlqimin dhe hidratimin, kjo maskë është ideale për lëkurën që kërkon një ndriçim të menjëhershëm dhe një pamje të freskët. E formuluar me kompleksin VITA 9 COMPLEX ™, i cili është një përzierje e pasur me vitamina, kjo maskë ndihmon në njëtrajtësimin e toni të lëkurës si edhe zbehjen e njollave, duke dhuruar një pamje të ndritshme dhe të njëtrajtshme. Gjithashtu, ky kopleks ofron një hidratim të thellë, duke ndihmuar lëkurën të duket më e freskët dhe më rinore. Nga ana tjetër, formulimi me panthenol, biotinë dhe tokoferolin veprojnë së bashku për të ofruar mbrojtje dhe ushqyerje intensive për lëkurën. Panthenoli ka efekt zbutës dhe hidratues, ndërsa biotina ndihmon në ruajtjen e shëndetit të barrierës natyrore të lëkurës. Tokoferoli (Vitamina E) është një antioksidant i fuqishëm që lufton radikalet e lira dhe ndihmon në parandalimin e shenjave të plakjes. Si rezultat, lëkura ndjehet e butë, e lëmuar dhe rrezaton një shkëlqim rinor. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë me hiperpigmentim dhe akneike.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm , si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.

*1 copë
*24ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

*Duke marrë në konsideratë që cikli i rigjenerimit qelizor të lëkurës është 4-javor, maska këshillohet të përdoret 2-3 herë në javë, për 4 javë. (Ky është një program intensiv që këshillon MEDIHEAL në përdorimin e maskave të saj).

Përbërësit "magjik"

VITA 9 COMPLEX ™,  panthenol, biotinë, tokoferolin

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Polysorbate 80, Chlorphenesin, Allantoin, Carbomer, Tromethamine, Panthenol, Adenosine, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin, Sodium Polyacrylate, Fragrance, Caprylyl Glycol, Hydrolyzed Collagen, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-10 Laurate, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Tripeptide-1, Hexapeptide-9, Acetyl Hexapeptide-8, Tripeptide-1, Copper Tripeptide-1

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

MEDIHEAL Vita Toning Essence Mask

60 ALL 150 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI