Maska hidratuese e gjumit MEDIHEAL Collagen Anti-Aging Sleeping Mask është një trajtim i avancuar që kujdeset për lëkurën tuaj ndërsa flini, duke e bërë rutinën tuaj të bukurisë të thjeshtë dhe efektive. Ndryshe nga maskat tradicionale që kanë nevojë të lahen pas një periudhe të shkurtër kohe, kjo maskë aplikohet si hapi i fundit i kujdesit tuaj të lëkurës në mbrëmje dhe lihet të veprojë gjatë gjithë natës. Gjatë kësaj kohe, ajo depërton në shtresat më të thella të lëkurës, duke ofruar një hidratim intensiv dhe të vazhdueshëm që zgjat deri në mëngjes. E pasuruar me 5% niacinamide, kjo formulë ndihmon në barazimin e tonit të lëkurës, reduktimin e njollave dhe forcimin e barrierës mbrojtëse të saj. Ndërsa, kompleksi Panthenol Active 3X punon për të qetësuar dhe rigjeneruar lëkurën, duke zbutur ndjesitë e thatësisë dhe irritimit. Nga ana tjetër, kompleksi Collagen Factor™️ është një formulë e avancuar, e pasuruar me kolagjen, ceramide dhe proteinë qumështi. Këto përbërës veprojnë në harmoni për të hidratuar lëkurën, për të përmirësuar elasticitetin e saj dhe për të reduktuar shenjat e plakjes. Kolagjeni ndihmon në forcimin e strukturës së lëkurës, ceramidet krijojnë një barrierë mbrojtëse kundër humbjes së lagështirës, ndërsa proteina e qumështit ushqen dhe zbut teksturën e saj. Tekstura e saj xhelore e lehtë përthithet shpejt, duke mos lënë ndjesi të yndyrshme ose të rëndë, ndërsa aroma e saj e freskët krijon një ndjesi relaksi dhe qetësie para gjumit. Kur të zgjoheni, do të ndjeni një lëkurë të butë, të hidratuar dhe me shkëlqim të shëndetshëm, gati për të përballuar ditën.
*20ml
Aplikojeni në mbrëmje, në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë. Në mëngjes, lajeni fytyrën me pastruesin tuaj. Këshillohet të përdoret 2-3 herë në javë.
Përbërësit "magjik"
5% niacinamide, Panthenol Active 3X, Collagen Factor™️
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Ethylhexyl Palmitate, Niacinamide, Acetylated Hydrogenated Vegetable Glyceride, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Polyglyceryl-3 Distearate, Cetearyl Alcohol, Cetyl Ethylhexanoate, 1, 2-Hexanediol, Glyceryl Stearate, Caprylyl Glycol, Propanediol, Polyglyceryl-10 Laurate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Arginine, Carbomer, Glyceryl Stearate Citrate, Collagen Extract, Betaine, Sorbitan Stearate, Ethylhexylglycerin, Pyrus Communis (Pear) Fruit Extract, Pantolactone, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Adenosine, Rosa Damascena Flower Water, Disodium EDTA, Salvia Officinalis (Sage) Oil, Iris Florentina Root Extract, Cucumis Melo (Melon) Fruit Extract, Hedera Helix (Ivy) Leaf/Stem Extract, Panthenol, Pantothenic Acid, Hydrogenated Lecithin, Mangifera Indica (Mango) Fruit Extract, Ceramide NP, Milk Protein Extract
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.