Pastrues fytyre ujor.

MAKEP:REM Inteca™ Soothing Cleansing Foam është një larës në trajtë xheli, i formuluar për të ofruar një pastrim të thellë dhe efekt qetësues, pa shkaktuar ndjesi tharjeje në lëkurë. Përmban kompleksin Inteca TM, i cili është i bazuar në teknologjinë nano. Madhësia e përbërësve të këtij kompleksi centella është më e vogël se ajo e poreve të lëkurës, gjë që lejon një depërtim të shpejtë dhe efektiv në lëkurë. Gjithashtu, ky larës përmban në formulim acid salicilik. Një përbërës i njohur për vetitë e tij eksfoliuese, i cili ndihmon në zhbllokimin e poreve dhe balancimin e prodhimit të tepërt të yndyrës. Ideal për ata me lëkurë me tendencë akneike dhe për ata që dëshirojnë një pastrim të thellë nga papastërtitë dhe pikat e zeza, duke ofruar një përvojë delikate dhe jo-abrazive.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

*150ml

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm. 

Përbërësit "magjik"

Inteca TM, acid salicilik

Lista e plotë e përbërësve

Water, Sodium C14-16 Olefin Sulfonate, Acrylates Copolymer, Glycerin, Coco-Betaine, Propanediol, Arginine, Citric Acid, Salicylic Acid, Potassium Benzoate, Butylene Glycol, Sorbitol, Coco-Glucoside, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Dipropylene Glycol, Decyl Glucoside, Polyquaternium-10, Lactobacillus Ferment Lysate, Mentha Arvensis Leaf Oil, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Cymbopogon Schoenanthus Extract, Ethoxydiglycol, 1,2-Hexanediol, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Leaf Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Ulmus Davidiana Root Extract

Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.

MAKEP:REM Inteca™ Soothing Cleansing Foam

1,350 ALL 1,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI