Zbuloni hidratimin e thellë dhe afatgjatë me HADA LABO Gokujyun Hyaluronic Face Emulsion Milk. Ky locion kombinon fuqinë e tre llojeve të acidit hialuronik: acid hialuronik i hidrolizuar, acid hialuronik Acetyl Na (super hyaluronic acid) dhe acid hialuronik Na, ku secili prej tyre ka madhësi të ndryshme molekulare, duke depërtuar në çdo shtresë të lëkurës për të siguruar hidratim të plotë dhe të qëndrueshëm. Ky kombinim unik ndihmon lëkurën tuaj të mbajë lagështinë dhe të shkëlqejë nga brenda. Konsistenca e tij e pasur, në trajtë qumështi, përthithet shpejt, duke ofruar një hidratim të thellë dhe të qëndrueshëm që lë lëkurën të butë, të ushqyer dhe me një shkëlqim të dukshëm.

*140ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, mund ta përdorni në vend të tonerit ose të esencës. Merrni një sasi të vogël në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

acid hialuronik i hidrolizuar, acid hialuronik Acetyl Na (super hyaluronic acid), acid hialuronik Na

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dipropylene Glycol Dimethyl Ether, Alcohol, Glycerin, Disodium Succinate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Methylparaben, PPG-10 Methyl Glucose Ether, Sodium Acetylated Hyaluronate, Sodium Hyaluronate, Succinic Acid

HADA LABO është një markë japoneze e famshme e përkujdesjes ndaj lëkurës, që u krijua në vitin 2004 nga Rohto Pharmaceutical. Që në themelimin e saj, marka u përpoq të promovojë një qasje të re dhe më të thjeshtë në Industrinë e Bukurisë, duke larguar elementët shtesë të panevojshëm si ngjyruesit, aromat apo vajrat mineralë. HADA LABO është e njohur për produktet me përmbajtje të përqëndruar të llojeve të ndryshme të acidit hialuronik. Shembulli më i mirë është linja "Goku-jyun" dhe dy produktet e saj më të shitura, Goku-jyun Hyaluronic Acid Face Foam dhe Goku-jyun Hyaluronic Acid Lotion që janë përzgjedhur me shumë dashuri nga Koral Secrets. Në vitin 2005, marka ndryshoi paketimin dhe kaloi nga materiali i qelqit në shishe plastike dhe filloi të ofronte produkte në versionin me qese për rimbushje. Ndërsa në Nëntor 2019, HADA LABO vendosi që të gjitha paketimet e linjave “Gokujyun” të bëheshin me materiale me prejardhje nga bimët.

HADA LABO Gokujyun Hyaluronic Face Emulsion Milk

1,300 ALL 2,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI