-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
VT COSMETICS Reedle Shot Lifting Cream
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Tetor 01 dhe Tetor 02.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
VT COSMETICS Reedle Shot Lifting Cream është kremi më i ri i markës VT COSMETICS, i krijuar për t’ju dhënë rezultate të dukshme vetëm pas një jave përdorimi. I krijuar me teknologjinë ekskluzive CICA REEDLE™, ky krem krijon ndjesinë sikur copëza diamanti shkrihen mbi lëkurë, duke ndihmuar në lëmimin e teksturës së ashpër. Ndërsa, përbërësi Acetyl Hexapeptide-8, i njohur si “botoks”, ofron efekt të fuqishëm lifting dhe anti-age, duke ndihmuar në lëmimin e rrudhave mimike dhe në stimulimin e prodhimit të kolagjenit. Por nuk mbaron me kaq! Përbërësit bioaktivë, përfshirë proteina dhe peptide të nxjerra nga ekstrakte të qelizave të indeve lidhore, veprojnë si “sinjale inteligjente” për lëkurën, duke nxitur rigjenerimin, përmirësuar elasticitetin dhe ndihmuar në reduktimin e rrudhave. Niacinamidet, nga ana tjetër ndihmojnë në njëtrajtësimin e tonalitetit, reduktojnë njollat dhe i japin lëkurës një shkëlqim të menjëhershëm. Me teksturën e tij të pasur, kremi përthithet menjëherë, duke lënë lëkurën të butë, të hidratuar dhe të rigjeneruar. Për të përfituar efektet maksimale, sugjerohet të përdoret bashkë me kremin e së njëjtës linjë: VT COSMETICS Reedle Shot Lifting Serum.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*50ml
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit "magjik"
CICA REEDLE™, Acetyl Hexapeptide-8, proteina, peptide, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Cetyl Ethylhexanoate, Brassica Campestris (Rapeseed) Sterols, Cholesterol, Phytosteryl/Behenyl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Hydrogenated Lecithin, Collagen Extract, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Niacinamide, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Squalane, Polyglyceryl-10 Laurate, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Human Umbilical Mesenchymal Stem Cell Conditioned Media Extract (9,795ppm), Sodium Stearoyl Glutamate, Carbomer, Tromethamine, Sodium Hyaluronate, Adenosine, Hydrolyzed Elastin, Silica, Ethylhexylglycerin, Leuconostoc/Radish Root Ferment Filtrate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Caprylyl Glycol, Centella Asiatica Extract, Acetyl Hexapeptide-8, Fragrance
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE