VT COSMETICS Cica-Exosome Moisture Mask

2,800.00 ALL 2,200.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Tetor 01 dhe Tetor 02.

Përshkrimi
VT COSMETICS Cica-Exosome Moisture Mask përmban plot 20 maska “Sheet Mask” të vendosura njëra mbi tjetrën brenda paketimit, të cilat mund t’i aplikoni kurdoherë dëshironi, madje për rezultate më të dukshme çdo ditë! Esenca e saj përmban komplekse të patentuara nga VT, si CICALIAO™ dhe CICAHYALON™, që bashkojnë përbërës natyralë si Centella Asiatica, ekstrakt të Propolis-it të Gjelbër dhe kompleksin Centella 4X, për të ndihmuar në qetësimin e lëkurës, reduktimin e skuqjes dhe inflamacionit. Përveç acidit hialuronik të përqendruar që siguron hidratim intensiv dhe forcim të barrierës natyrale të lëkurës, formula përmban edhe proteina të qumështit të hidrolizuar, të cilat ndihmojnë në krijimin e një shtrese mbrojtëse dhe rigjenerimin e lëkurës. Kjo maskë është e përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, duke qenë veçanërisht për lëkurën sensitive, të irrituar ose akneike.

Formula e saj nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: fragrancë dhe ngjyrues artificialë, alkool, trietanolaminë, surfaktantë me bazë sulfate, triclosan, vaj mineral, glukol propilen dhe DEA që shkakon irritim në lëkurë.

*350gr
*20 copë

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-15 min, derisa maska të jetë thatë plotësisht. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

CICALIAO™, CICAHYALON™, acid hialuronik, proteinë të qumështit të hidrolizuar

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Propanediol, Hydroxyethyl Urea, Polyglyceryl-4 Caprate, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Trehalose, Sodium Polyacrylate, Hydrogenated Lecithin, Hydrogenated Polydecene, Polyglyceryl-10 Stearate, Butylene Glycol, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Disodium EDTA, Trideceth-6, C11-13 Isoalkane, Hydrolyzed Corn Starch, Sucrose, Centella Asiatica Extract, Hydrolyzed Milk Protein, Glycine, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Leucine, Sodium Hyaluronate, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Threonine, Proline, Valine, Isoleucine, Histidine, Methionine, Cysteine, Propolis Extract, Asiaticoside, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Hydroxyacetophenone, Fragrance

Marka

Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.

Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.

Reviews

Shpërndani

2,800.00 ALL 2,200.00 ALL