TIRTIR Collagen Core Glow Essence

3,800.00 ALL 3,200.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Tetor 01 dhe Tetor 02.

Përshkrimi

TIRTIR Collagen Core Glow Essence është një esencë në formë mist-i, e krijuar për t’i dhuruar lëkurës hidratim të thellë, elasticitet dhe një shkëlqim natyral “glow”. Formula e saj bazohet në 78.4% ujë kolagjeni me molekulë të vogël, i cili përthithet lehtë dhe ndihmon në përmirësimin e teksturës së lëkurës, duke e bërë atë më të fortë dhe të lëmuar. Për një efekt të shumëfishtë hidratues, kjo esencë është e pasur me disa forma të acidit hialuronik, që depërtojnë në shtresa të ndryshme të epidermës për të mbajtur lagështinë dhe për të dhuruar pamje të freskët e plot jetë. Në formulim gjenden gjithashtu niacinamide, panthenol dhe adenosine, të cilët ndihmojnë në njëtrajtësimin e tonalitetit, forcimin e barrierës mbrojtëse dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. Përbërës të tjerë me veti qetësuese dhe antioksiduese, si beta-glucan, ekstrakti i shegës dhe ai i mangosteen-it, ndihmojnë në qetësimin e irritimeve dhe në mbrojtjen kundër faktorëve të jashtëm që shkaktojnë plakjen e parakohshme. Tekstura e saj e lehtë dhe e freskët shpërndahet në formë spreji, duke u përthithur menjëherë pa lënë ndjesi ngjitjeje, ndërsa mund të përdoret si bazë para make up-it  ose gjatë ditës për një freskim të menjëhershëm. Kjo esencë është e përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për ato më sensitive, duke dhuruar lëkurë të butë, të hidratuar dhe me plotë shkëlqim.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurë, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.

*120ml

Përdorimi

Sprucojeni në fytyrë sa herë të keni nevojë për ndjesi hidratimi dhe freskie, apo edhe në zona të tjera të trupit ku e shihni të nevojshme. Mund të përdoret edhe sipër makeup-it për të rritur qëndrueshmërinë e tij.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

78.4% ujë kolagjeni, acid hialuronik, niacinamide, panthenol, adenosine, beta-glucan, ekstrakt shege

Lista e plotë e përbërësve

Collagen Water (78.4%), Butylene Glycol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Polyglycerin-3, Purified Water, Glycereth-26, Panthenol, Betaine, Polyglyceryl-10 Laurate, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Saccharide Isomerate, Dipotassium Glycyrrhizate, Adenosine, Fragrance, Trehalose, Pomegranate Extract, Hydrolyzed Elastin, Beta-Glucan, Glycine, Mangosteen Peel Extract, Butterfly Pea Flower Extract, Serine, Glutamic Acid, Cyanocobalamin, Citric Acid, Sodium Citrate, Mineral Water, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Proline, Threonine , Valine, Isoleucine, Histidine, Cysteine, Methionine, Hydrogenated Lecithin, Polyglyceryl-10 Stearate, Sodium Hyaluronate, Water-soluble Proteoglycan, Sodium Ascorbyl Phosphate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Hydride Rolled Hyaluronic Acid, Pyridoxine, Folic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Biotin, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Tocopherol, Sodium Hyaluronate Crosspolymer , Potassium Hyaluronate, Thiamine HCl, Inositol, Beta-Carotene, Riboflavin, Linoleic Acid

Marka

TIRTIR është një markë koreane e njohur për kujdesin e lëkurës, e cila fokusohet në përdorimin e përbërësve natyralë dhe formulimeve inovative. TIRTIR thekson përdorimin e përbërësve natyralë në produktet e saj, duke siguruar që ato të jenë pa kimikate të dëmshme, dhe është e njohur për teknologjitë e saj të avancuara në kujdesin e lëkurës dhe formulimet unike të produkteve. Marka ofron një gamë të gjerë produktesh për kujdesin e lëkurës, përfshirë pastruesit, tonerët, serumet, maskat dhe hidratuesit, që adresojnë probleme të ndryshme të lëkurës. Disa nga produktet më të njohura të TIRTIR përfshijnë ampulën Collagen Core, esencën Ginseng Essence Water dhe linjën Milk Skin.

Reviews

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

Shpërndani

3,800.00 ALL 3,200.00 ALL