SKINFOOD Gold Caviar EX Toner është një toner luksoz dhe inovativ, i formuluar për të qenë hapi i parë në rutinën e kujdesit për lëkurën. Formula e tij unike kombinon ekstraktin e kavjarit, të pasur me acide yndyrore omega-3 dhe omega-6, me grimca të dukshme ari, duke ofruar një trajtim të fortë dhe efikas kundër shenjave të moshës. Ari vepron si një mbrojtës i fuqishëm, duke reduktuar inflamacionin dhe duke ofruar përfitime antibakteriale dhe antioksiduese, ndërsa nxit prodhimin e kolagjenit, përmirëson elasticitetin dhe parandalon formimin e vijave të imëta. Nga ana tjetër, ekstrakti i kavjarit ofron ushqyerje të thellë dhe hidratim, forcon barrierën natyrale të lëkurës dhe ndihmon në zvogëlimin e rrudhave dhe linjave të imëta. Për të ruajtur efektivitetin maksimal, ky përbërës përpunohet në temperatura të ulëta, duke garantuar një efekt maskimal në lëkurë. Formula përfshin gjithashtu adenozinë, e cila përmirëson teksturën e lëkurës dhe ndihmon në ruajtjen e një pamjeje më rinore. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, ky toner siguron ushqyerje, hidratim dhe një shkëlqim natyral për një pamje të freskët dhe të shëndetshme.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*145ml
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit “magjik”
ekstrakt të pastër ari, caviar
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Caviar Extract (20%), Glycereth-26, Alcohol, Propanediol, Betaine, Methylpropanediol, Glycerin, Yeast Extract, Linolenic Acid, Carthamus Tinctorius (Safflower) Seed Oil, Salvia Hispanica Seed Oil, Linoleic Acid, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Sodium Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Arginine, Adenosine, Butylene Glycol, Hydrogenated Lecithin, PPG-13-Decyltetradeceth-24, Xanthan Gum, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Colloidal Gold (50ppm), Gold (30ppm), Acetyl Hexapeptide-8, Palmitoyl Pentapeptide-4, Sucrose Palmitate, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-10 Oleate, Sodium Phytate, Pentylene Glycol, Caprylyl Glycol, 1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin, Fragrance
Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.