NEOGEN DERMALOGY Next Glow Watery Cream

2,400.00 ALL 1,500.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Janar 17 dhe Janar 18.

Përshkrimi

NEOGEN DERMALOGY Next Glow Watery Cream është kremi ideal për të ofruar hidratim të thellë dhe shkëlqim natyral për çdo ditë. Ky krem i lehtë, me teksturë freskuese dhe “watery”, depërton shpejt në lëkurë, duke siguruar një ndjesi të butë, të hidratuar dhe jo të rënduar. Formula e kremit përmban niacinamide, i njohur për aftësinë për të minimizuar dukshëm dukjen e poreve, për të balancuar prodhimin e sebumit dhe për të përmirësuar tonin e lëkurës, së bashku me përbërësit hidratues si glicerina dhe Saccharide Isomerate, të cilët sigurojnë hidratim të thellë. Për më tepër, acidi hialuronik dhe kolagjeni ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë natyrale të lëkurës dhe ndihmojnë në reduktimin e shenjave të lodhjes dhe të para-shenjave të moshës. Për të qetësuar dhe mbrojtur lëkurën, kremi përmban një kompleks ekstraktesh bimore, përfshirë Hurmë, Çaj Jeshil, Fara Kafeje, Ekstrakt Gështenje Kali dhe Shafrani, të cilat ushqejnë, rigjenerojnë dhe mbrojnë lëkurën nga stresorët e mjedisit dhe radikalët e lirë. I përshtatshëm për të gjitha tipologjitë e lëkurës dhe mund të përdoret çdo ditë për një pamje të shëndetshme dhe të rigjeneruar.

Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon sulfate, fragrancë artificiale etj.

*50ml

Përdorimi

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Niacinamide, Glicerina, Hurmë, Çaj Jeshil, Fara Kafeje, Ekstrakt Gështenje Kali, Shafranis, Acidi Hialuronik, Kolagjen

Lista e plotë e përbërësve

Purified Water (Aqua), Squalane, Glycerin, Niacinamide, Betaine, 1,2‑Hexanediol, Panthenol, Acrylates/C10‑30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Arginine, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Xylitylglucoside, Butylene Glycol, Anhydroxylitol, Allantoin, Ethylhexylglycerin, Xylitol, Adenosine, Disodium EDTA, Sodium Hyaluronate, Diospyros Kaki (Persimmon) Leaf Extract, Vitis Vinifera (Grape) Extract, Japanese Knotweed (Reynoutria Japonica) Root Extract, Carthamus Tinctorius (Safflower) Extract, Coffea Arabica (Coffee) Bean Extract, Chamomilla Recutita (Green Tea / Chamomile) Extract, Aesculus Hippocastanum (Chestnut) Bark Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Hydrogenated Lecithin, Glyceryl Stearate, Xanthan Gum, Ceramide NP, Caprylyl Glycol, Glucose, Chondrus Crispus (Irish Moss) Extract, Collagen Extract, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate

Marka

NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

Shpërndani

2,400.00 ALL 1,500.00 ALL