NEOGEN DERMALOGY High G Exosome Mask (1pc.)

400.00 ALL 200.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Janar 17 dhe Janar 18.

Përshkrimi

NEOGEN DERMALOGY High G Exosome Mask është një maskë fytyre e formuluar me teknologji bioteknologjike që ofron hidratim të thellë, qetësim dhe rigjenerim të lëkurës, duke e bërë atë ideale për lëkurë të lodhur, dehidruar dhe që kërkon rigjenerim dhe shkëlqim. Ky produkt përmban 8 lloje të ndryshme të acidit hialuronik, të cilat depërtojnë në shtresa të ndryshme të lëkurës për të siguruar hidratim të thellë, ndërsa Centella Asiatica ndihmon në qetësimin e irritimeve dhe përmirësimin e teksurës së lëkurës, duke stimuluar sintezën e kolagjenit dhe elastinës për një pamje më të fortë dhe elastike. Për më tepër, glutationi (Vitamina G) dhe niacinamidet bashkëveprojnë së bashku për të njëtrajtësuar tonalitetin, ndërsa peptidet dhe antioksidantët si resveratroli dhe vitaminat C, E dhe B mbrojnë lëkurën nga dëmtimet e radikalëve të lirë dhe nxisin rigjenerimin e saj. Rezultati është një lëkurë më e hidratuar, më e butë, me pamje të lodhur të freskuar dhe një shkëlqim të menjëhershëm, në një maskë që përshpejton përthithjen e përbërësve aktivë për rezultate si pas një trajtimi profesional.

*39gr

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret 2-3 herë në javë.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

8 lloje të acidit hialuronik, egsozome nga Centella Asiatica, glutation (Vitaminë G), niacinamide, peptide, resveratrol,  vitamina C, E dhe B

Lista e plotë e përbërësve

Water (aqua), Butylene Glycol, Glycerin, Propanediol, Isopentyldiol, Niacinamide, 1,2‑Hexanediol, Polyglycerin‑3, Diphenyl Dimethicone, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Triethylhexanoin, Panthenol, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Hydrogenated Lecithin, Allantoin, Ethylhexylglycerin, Polyglyceryl‑10 Oleate, Adenosine, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Ferulic Acid, Dextrin, Sorbitan Isostearate, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Glutathione, Polyglyceryl‑10 Laurate, Xanthan Gum, Maltodextrin, Ascorbic Acid (Vitamin C), Centella Asiatica Leaf Extract, Magnesium Ascorbyl Phosphate, Ascorbyl Tetraisopalmitate, Palmitoyl Isoleucine, Sodium Ascorbyl Phosphate, Palmitoyl Tripeptide‑5, Resveratrol, Caprylyl Glycol, Sodium Starch Octenylsuccinate, Sodium PCA, Calcium Pantothenate, Sodium Lactate, Caprylic/Capric Triglyceride, Palmitic Acid, Arginine, Aspartic Acid, Polyglyceryl‑10 Diisostearate, PCA, Glucose, Gardenia Florida Fruit Extract, Sodium Polyphosphate, Sodium Hyaluronate, Tocopheryl Acetate (Vitamin E), Pyridoxine HCl (Vitamin B6), Glycine, Alanine, Sodium Ascorbate, Chondrus Crispus Extract, Biotin, Folic Acid, Lecithin, Polysorbate‑20, Menadione, Serine, Valine, Dipeptide Diaminobutyroyl Benzylamide Diacetate, Isoleucine, Threonine, Proline, Tricalcium Phosphate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Silica, Phenylalanine, Histidine, Cyanocobalamin (Vitamin B12), Riboflavin (Vitamin B2), Thiamine HCl (Vitamin B1), Linoleic Acid, Beta‑Carotene, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Tripeptide‑1, Palmitoyl Tripeptide‑1, Tripeptide‑2, Hexapeptide‑11, Acetyl Hexapeptide‑8, Palmitoyl Tetrapeptide‑7, Palmitoyl Pentapeptide‑4, Hexapeptide‑9, Nonapeptide‑1, Disodium EDTA.

Marka

NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

Shpërndani

400.00 ALL 200.00 ALL