MEDIHEAL Tea Tree Calming Moisture Ampoule

3,200.00 ALL 2,600.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Maj 14 dhe Maj 15.

MEDIHEAL Tea Tree Calming Moisture Ampoule, është konsideruar si produkti Nr. 1 për 11 vite radhazi në kategorinë e produkteve me përmbajtje tea tree (ekstrakt të pemës së çajit), ky serum në formë ampule kombinon fuqinë e pemës së çajit me një formulë të avancuar për të ofruar qetësim të shpejtë dhe hidratim të thellë. Formulimi përmban 92% ekstrakt të pemës së çajit, i njohur për vetitë e tij të fuqishme qetësuese ndaj lëkurës së irrituar dhe me njolla. Për më tepër, kapsulat liposol, të cilat imitojnë strukturën natyrale të lëkurës, janë të pasura me përbërës aktivë që depërtojnë në shtresat më të thella për të ofruar një hidratim të menjëhershëm dhe efekt afatgjatë. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë edhe atë sensitive, me tendencë për skuqje dhe akne. Gjithashtu, është i sigurt për përdorim gjatë shtatzënisë, duke ofruar kujdes delikat dhe efektiv për lëkurën tuaj.

Formula e tij është jokomedogjenike, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial, ngjyrues artificial.

*50ml

Shpërndani