MEDIHEAL Panthenolips Serum Honey është një balm buzësh i cili siguron kujdes të plotë dhe hidratim intensiv për buzët tuaja. Formula e tij e pasur me ekstrakt mjalti ndihmon në rigjenerimin dhe qetësimin e buzëve të thata dhe të plasaritura, duke ofruar hidratim të thellë. Ndërsa, panthenoli (Vitaminë B5) dhe kolagjeni bashkëpunojnë për të ushqyer, zbutur dhe forcuar buzët, duke i bërë ato më elastike dhe të mbrojtura nga tharja. Ky balm jo vetëm që përkujdeset për buzët, por u jep atyre edhe një shkëlqim natyral dhe një pamje të freskët e të shëndetshme. Me përdorim të rregullt, buzët tuaja do të jenë më të buta, më të hidratuara dhe me një prekje të shkëlqimit delikat.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: nafta, PEG, vaj mineral, ngjyrues artificial dhe fragrancë artificiale.

*10ml

Aplikoni mbi buzë një sasi të moderuar sa herë që i ndjeni të thata.

Përbërësit “magjik”

ekstrakt mjalti, panthenol dhe kolagjen

Lista e plotë e përbërësve

Mineral Oil, Polyisobutene, Ethylene/Propylene/Styrene Copolymer, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Fragrance, Glycerin, Butylene/Ethylene/Styrene Copolymer, Cetearyl Olivate, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Olea Europea (Olive) Fruit Oil, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Eclipta Prostrata Extract, Sorbitan Olivate, Water, Glycine Soja (Soybean) Oil, Tocopherol, Tocopheryl Acetate, Melia Azadirachta Leaf Extract, Propolis Extract, Panthenol, Benzyl Salicylate, Linalool, BHT, Hexyl Cinnamal, Hydroxycitronellal, Citronellol, Cinnamyl Alcohol, Moringa Oleifera Seed Oil, Bixa Orellana Seed Oil, Royal Jelly Extract, Honey Extract, Collagen, 1,2-Hexanediol, Leuconostoc/Radish Root Ferment Filtrate

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

MEDIHEAL Pantenolips Serum Honey

250 ALL 500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI