MEDIHEAL Pantenolips Essence Berrypink është një balm për buzë që kombinon në mënyrë të shkëlqyer kujdesin intensiv dhe ngjyrën natyrale, për buzë të hidratuara, të buta dhe të mbrojtura. Ky produkt shumëfunksional ofron një ngjyrë të lehtë rozë me shkëlqim delikat, duke i dhënë buzëve një pamje të freskët dhe të shëndetshme. Formula e tij është e pasur me vajra bimorë, të cilët hidratojnë thellësisht buzët e thata dhe të plasaritura, duke i rigjeneruar dhe qetësuar ato. Ndërsa, kombinimi me ekstrakte të fuqishme manaferrash (si qershia, mjedra dhe luleshtrydhja) me vitaminën E, veprojnë së bashku për të ushqyer, zbutur dhe mbrojtur buzët nga tharja. Rezultati një përkujdesje e gjithanshme që jo vetëm i trajton buzët, por edhe u ofron një prekje ngjyre dhe shkëlqimi natyral.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: nafta, PEG, vaj mineral, ngjyrues artificial dhe fragrancë artificiale.

*10ml

Aplikoni mbi buzë një sasi të moderuar sa herë që i ndjeni të thata.

Përbërësit “magjik”

ekstrakt manaferrash (si qershia, mjedra dhe luleshtrydhja) vitaminën E, vajra bimorë

Lista e plotë e përbërësve

Mineral Oil, Polyisobutene, Ethylene/Propylene/Styrene Copolymer, Octyidodecanol, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Butylene/Ethylene/ Styrene Copolymer, Fragrance, Polyglyceryl-2 Trisostearate, Cl 45410, CI 16035, BHT, Titanium Dioxide (CI 77891), Panthenol, Water, Tocopheryl Acetate, Butylene Glycol, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Oil, Ricinus Communis (Castor) Seed Oil, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Prunus Avium (Sweet Cherry) Fruit Extract, 1,2-Hexanediol, Fragaria Chiloensis (Strawberry) Fruit Extract, Rubus Idaeus (Raspberry) Fruit Extract, Prunus Serotina (Wild Cherry) Fruit Extract, Fragaria Vesca (Strawberry) Fruit Extract

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

MEDIHEAL Pantenolips Essence Berrypink

250 ALL 500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI