MAKEP:REM Comfort Me. Tea Tree Calming Essence

2,300.00 ALL 1,800.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 03 dhe Prill 04.

MAKEP:REM Comfort Me. Tea Tree Calming Essence është një esencë e krijuar për të ofruar qetësim të menjëhershëm dhe për të lehtësuar irritimet e lëkurës. E pasuruar me 85% ekstrakt çaji jeshil, kjo formulë ofron një mbrojtje të fuqishme antioksiduese, duke ndihmuar në zbutjen e skuqjes dhe qetësimin e inflamacionit, ndërkohë që mbron lëkurën nga faktorët e jashtëm të dëmshëm. Ndërsa, formulimi me pesë lloje të acidit hialuronik siguron një hidratim të thellë, duke përmirësuar ndjeshëm ndjesinë e butësisë dhe freskisë. Ky hidratim arrin deri në shtresat më të thella të lëkurës, duke parandaluar dehidratimin dhe duke ruajtur ekuilibrin natyral të saj. Me një pH 5.5, i njëjtë me atë të lëkurës, kjo esencë forcon barrierën mbrojtëse për një lëkurë sa më të shëndetshme. Tekstura e saj e lehtë dhe freskuese përthithet shpejt, pa lënë ndjesi yndyrshme, duke e bërë të përshtatshme për përdorim të përditshëm dhe për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë atë të prirur ndaj akneve. 

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe jo-komedogjenike. Nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

 

*80ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.

Përbërësit "magjik"

85% ekstrakt çaji jeshil, pesë lloje të acidit hialuronik

Lista e plotë e përbërësve

Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Glycerin, Butylene Glycol, 1 ,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Arginine, Hydroxyacetophenone, Disodium EDTA, Pentylene Glycol, Citric Acid, Ethylhexylglycerin, Water 

Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.

 

Shpërndani

2,300.00 ALL 1,800.00 ALL