GOODAL Black Carrot Vita-A Retinol Lifting Gel Sheet Mask (1pc.)

600.00 ALL 420.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Tetor 01 dhe Tetor 02.

Përshkrimi

GOODAL Black Carrot Vita‑A Retinol Lifting Gel Sheet Mask përdor teknologjinë inovative “shrink-wrap gel sheet”, një maskë hibride që ruan hidratimin intensiv si një gel dhe përshtatet ngushtësisht me fytyrën si një maskë në formë lecke. Kjo formulë e pasur, vegane dhe e testuar dermatologjikisht, përmban kompleksin patentuar RETI‑ROT™, i kombinuar me ekstrakt të karotës së zezë nga Jeju, retinol të kapsuluar, beta-karoten dhe ectoin, për të stimuluar elasticitetin e lëkurës, reduktuar poret dhe përthithur më mirë retinolin me irritim minimal. Nga ana tjetër hidratimi është i siguruar nga përbërës si acidi hialuronik, soluble collagen dhe niacinamide, të cilët përmirësojnë teksturën e lëkurës, e bëjnë më të lëmuar dhe me pamje më të mbushur. Për më tepër, përbërës si adenosina, panthenoli dhe vitamina E (tocopherol) ndihmojnë në efektin anti-age dhe qetësues, duke e bërë këtë maskë të përshtatshme për këdo që dëshiron të adresojë shenjat e para të moshës. Formula është gjithashtu e sigurt për lëkurën sensitive. Këshillohet të përdoret vetëm në mbrëmje, dhe në mëngjes të shoqërohet gjithmonë me krem me faktor mbrojtës ndaj rrezeve të dëmshme të diellit. 

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, frangrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial. 

*30g

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.


Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Ekstrakt karotë e zezë (Black Carrot) nga Jeju, retinol i kapsuluar, beta‑karoten, ectoin, acid hialuronik, soluble collagen, niacinamide, adenosinë, panthenol, tocopherol

Lista e plotë e përbërësve

Water, Methylpropanediol, Dipropylene Glycol, Sea Water,Caprylic/Capric Triglyceride, Niacinamide, Methyl Trimethicone, Glycereth-26, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract(153.55ppm), Phellodendron Amurense Bark Extract Oubaku Ekisu, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Hydrogenated Lecithin, Canola Oil, Daucus Carota Sativa (Carrot) Seed Oil(0.31ppm), Sodium Hyaluronate, Soluble Collagen, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, 1,2-Hexanediol, Betaine, Panthenol, Hydroxyacetophenone, Glyceryl Glucoside, Octyldodeceth-16, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Alcohol, Tromethamine, Allantoin, Glycerin, Adenosine, Disodium EDTA, Ectoin, Sodium Polyacrylate, Retinol(786IU), HDI/Trimethylol Hexyllactone Crosspolymer, Dextrin, Polyvinyl Alcohol, Butylene Glycol, Tocopherol, Caprylyl Glycol, Xanthan Gum, Phenylpropanol, Dimethylsilanol Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Potassium Hyaluronate, Propanediol, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Beta-Carotene, Tocopheryl Acetate, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol, Sodium Acetylated Hyaluronate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Tetrahydropiperine (THP), Phloretin, Ethylhexylglycerin, Arginine

Marka

GOODAL është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës shumë e njohur në Azi dhe prej vitesh në Perëndim! Emri i së cilës është krijuar nga bashkimi i fjalëve Good (e mirë) + All (gjithçka). Marka është themeluar dhe krijuar në vitin 2011, për të krijuar dhe prodhuar produkte me formulime të përqëndruara nga përbërës natyralë të bimë shumë të veçanta, bimë egra të rritura në pyjet e Amazonës! Nga këto bimë janë nxjerrë vajra esencialë në procesin e fermentimit të tyre, falë teknologjisë së lartë që vetë marka ka investuar! Këta përbërës, kultivohen në sezone të ndryshme në Kore, nga verërat e nxehta dhe të lagështa, deri në dimra të ftohta. Përbërësi kyç i markës GOODAL, janë ekstrakti i nxjerrë nga qitro jeshile, e quajtur green tangerine, i pasura me 10 herë më shumë vitaminë C se agrumet e zakonshme, vitaminë P e cila është sintetizuese e kolagjenit, duke e mbrojtur lëkurën nga radikalet e lira, dhe përbërës të tjerë aktivë, për t’i ofruar lëkurës përfitime mbresëlënëse! Filozofia e markës GOODAL, e thotë më së miri: “Ofrojini lëkurës tuaj gjithçka të mirë ajo ka nevojë!”



Reviews

Shpërndani