CENTELLIAN24+ Madeca Derma Teca Soothing Capsule Ampoule

1,100.00 ALL 800.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 03 dhe Prill 04.

CENTELLIAN24+ Madeca Derma Teca Soothing Capsule Ampoule është një serum ultra i lehtë me teksturë ujore, i formuluar posaçërisht për të qetësuar lëkurën e irrituar, reduktuar aknet dhe përmirësuar shenjat post-akne. Falë kompleksit të avancuar Teca™, ky serum shfrytëzon fuqinë rigjeneruese të Centella Asiatica, duke ndihmuar në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës dhe nxitjen e rigjenerimit të qelizave. Formula e tij është e pasuruar gjithashtu me Houttuynia Cordata, një ekstrakt bimor i njohur për vetitë e tij antibakteriale dhe anti-inflamatore, i cili pastron thellësisht poret, rregullon prodhimin e sebumit dhe lufton radikalet e lira, duke mbrojtur lëkurën nga agresorët e jashtëm. Tekstura e tij e lehtë dhe ujore depërton menjëherë në lëkurë pa lënë ndjesi ngjitëse, duke ofruar hidratim të menjëhershëm dhe një ndjenjë freskie. I përshtatshëm për lëkurën e ndjeshme, të prirur ndaj akneve dhe skuqjes, si dhe për ata që përballen me rosacea apo irritime të shpeshta. 

Formula e tij nuk përmban 20 përbërës të dëmshëm, dhe carcinogen, paraben, aromë dhe fragrancë artificiale.

*30ml

Pas pastrimit të lëkurës dhe vendosjes së tonerit, aplikoni serumin 3-4 sprucime në fytyrë, qafë dhe dekolte, në mëngjes dhe/ose në mbrëmje. Me pas vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. 

Përbërësit "magjik"

Teca™, Houttuynia Cordata

Lista e plotë e përbërësve


Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.

 

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

Shpërndani

1,100.00 ALL 800.00 ALL