VT COSMETICS Reedle Shot Vita-light Brightening Mask

2,800.00 ALL 2,300.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Tetor 01 dhe Tetor 02.

Përshkrimi

VT COSMETICS Reedle Shot Vita-light Brightening Mask vjen në një paketim praktik me 30 maska “sheet mask”, të vendosura njëra mbi tjetrën, të gatshme për përdorim të përditshëm ose sa herë që lëkura ka nevojë për kujdes të shtuar. Formula e tyre është e pasur me Centella Asiatica dhe propolis të gjelbër, të cilat ofrojnë veprim antibakterial, anti-inflamator dhe antioksidues, duke qetësuar menjëherë skuqjen dhe irritimet e shkaktuara nga dielli apo faktorët e jashtëm. Në të njëjtën kohë, kombinimi i Niacinamide dhe Tokoferolit (Vitaminës E) ndihmon në zvogëlimin e poreve dhe dhuron një shkëlqim natyral e të shëndetshëm. Formula pasurohet më tej me Vitaminë C dhe përbërësin e patentuar MELAZERO V2™, të cilët bashkëpunojnë së bashku për të reduktuar shenjat e akneve, njollat e errëta, hiperpigmentimin dhe shenjat e moshës, duke përmirësuar dukshëm njëtrajtësimin e tonalitetit të lëkurës. Këto maska janë të përshtatshme për çdo tipologji lëkure dhe veçanërisht ideale për lëkurat me problematika si hiperpigmentimi, njolla pas akneve ose mungesë shkëlqimi, falë formulës së tyre dhe veprimit intensiv ndriçues e rigjenerues.

Formula e saj nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: fragrancë dhe ngjyrues artificialë, alkool, trietanolaminë, surfaktantë me bazë sulfate, triclosan, vaj mineral, glukol propilen dhe DEA që shkakon irritim në lëkurë.

*320gr
*30 copë

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-15 min, derisa maska të jetë thatë plotësisht. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

CICAHYALON™, CICA REEDLE™, vitaminë C, MELAZERO V2™

Lista e plotë e përbërësve

Water, Methylpropanediol, Isopentyldiol, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Hydroxyethyl Urea, Trehalose, Glycerin, Erythritol, Niacinamide(1,000ppm), Xanthan Gum, Hydrogenated Polydecene, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Polyglyceryl-10 Laurate, Melia Azadirachta Leaf Extract, Hydrogenated Phosphatidylcholine , Melia Azadirachta Flower Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Centella Asiatica Extract, Ascorbic Acid(10ppm), Tocopherol(10ppm), Sodium Lauroyl Glutamate, Glutathione, Silica, Hyaluronic Acid, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Corallina Officinalis Extract, Butylene Glycol, Eriobotrya Japonica Leaf Extract, Mentha Viridis (Spearmint) Extract, Sodium Hyaluronate, Propolis Extract, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Hydroxyacetophenone

Marka

Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.

Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.

Reviews

Shpërndani

2,800.00 ALL 2,300.00 ALL