-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
VT COSMETICS Glucamune Cream
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Tetor 01 dhe Tetor 02.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
VT COSMETICS Glucamune Cream është një krem rigjenerues dhe intensivisht hidratues, i formuluar me teknologjinë ekskluzive Glucamune™ Complex, kompleks i patentuar nga VT COSMETICS për të rikthyer hidratimin dhe elasticitetin e lëkurës. Ky kompleks unik përfshin polisakaridin e çmuar të nxjerrë nga kërpudha Tremella Fuciformis, e njohur si “kërpudha e bukurisë”, e cila ofron aftësi hidratuese të jashtëzakonshme. Studimet tregojnë se ky përbërës siguron deri në 111% më shumë hidratim se acidi hialuronik dhe depërton në shtresat e thella të lëkurës, duke e mbushur atë me lagështi dhe duke forcuar barrierën mbrojtëse të lëkurës. Por nuk mbaron me kaq! Formulës i shtohet panthenol (Pro-Vitamina B5), i njohur për vetitë e tij qetësuese dhe riparuese, i cili redukton ndjeshmërinë dhe ndihmon në rigjenerimin e barrierës së dëmtuar. Squalane, një lipid natyral i ngjashëm me sebumin e lëkurës, vepron si mburojë kundër humbjes së ujit, duke ruajtur butësinë dhe elasticitetin. Allantoin qetëson irritimet, stimulon rigjenerimin e qelizave dhe përmirëson teksturën e lëkurës, dhe Sodium Hyaluronate i cili ofron hidratim të thellë. Kremi ka një teksturë të veçantë, elastike, e cila shpërndahet lehtësisht mbi lëkurë dhe përthithet pa lënë ndjesi ngjitjeje apo yndyre, duke e bërë të përshtatshëm si për përdorim në mëngjes nën make-up, ashtu edhe në mbrëmje si hap i fundit i rutinës së kujdesit.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.*100ml
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit "magjik"
Glucamune™ Complex, panthenol, Squalane, Allantoin, Squalane
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Propanediol, Betaine, Caprylic/Capric Triglyceride, 1,2-Hexanediol, Cetearyl Alcohol, Stearic Acid, Cetearyl Olivate, Arginine, Carbomer, Hydroxyacetophenone, Sorbitan Olivate, Vinyl Dimethicone, Xanthan Gum, Sodium Polyacrylate, Panthenol, Ethylhexylglycerin, Tremella Fuciformis (Mushroom) Extract, Disodium EDTA, Allantoin, Dipropylene Glycol, Arachidic Acid, Palmitic Acid, Sodium Hyaluronate, Malt Extract, Glycerin, Oleic Acid, Beta-Glucan, Citric Acid, Squalane
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE