VT COSMETICS Collagen Reedle Shot 300 , inovacioni më i ri në botë e kujdesit të produkteve korene i cili do të transformojë lëkurën tuaj në mënyrë të pabesueshme! Kjo esencë revolucionare e cilësuar si "microneedling në një shishe" lëmon teksturën e ashpër të lëkurës, minimizon madhësinë e poreve, largon qelizat e vdekura dhe nxit kollagjenin duke rigjeneruar me shpejtësi ciklin qelizor. Por nuk mbaron me kaq! Gjithashtu, ndihmon në trajtimin e shenjave post-akne dhe njollave kafe, duke njëtrajtësuar dhe rafinuar lëkurën. Struktura e saj e veçantë krijon ndjesinë sikur në lëkurën tuaj po shkrihen copëza diamanti, falë formulimit me teknologjinë Cica Reedle™, e cila përmban përbërës mikrogrimcash me përmasa të vogla. E veçanta e këtij produkti është përmbajtja e tij e pasur me një përzierje të fuqishme të kolagjenit dhe kompleksit të patentuar CICAHYALON™. Ky kombinim depërton në të gjitha shtresat e lëkurës, duke nxitur prodhimin e kolagjenit, adresuar shenjat e moshës dhe rritur elasticitetin e lëkurës. Është i përshtatshëm për çdo tip lëkure dhe rekomandohet për lekurën që kanë nisur të shfaqen shenjat e para të moshës.
**Kjo esencë ka kaluar testin e irritimit të lëkurës dhe ka rezultuar me index 0.0.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.*50ml
Të fillohet përdorimi NGADALË dhe SASI TË PAKËT!
VT COSMETICS Collagen Reedle Shot 300 , sugjerohet të përdoret 1 herë në 3 ditë.
Sugjerojmë nisjen e këtij produkti në mënyrë graduale, që lëkura të arrijë të adaptohet, duke shmangur çdo irritimin të mundshëm.
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin aplikoni 1-2 pika në lëkurë dhe masazhojeni butësisht duke e përhapur me kujdes. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
Përbërësit "magjik"
Cica Reedle™, CICAHYALON™, kolagjen
Lista e plotë e përbërësve
Purified water, dipropylene glycol, niacinamide, glycerin, butylene glycol, macadamia seed oil, 1,2-hexanediol, ethylhexyl palmitate, sodium polyacrylate, sodium acrylate/sodium acryloyldimethyl. Taurate copolymer, polyisobutene, silica, glycereth-26, ammonium acryloyldimethyl taurate/VP copolymer, ethylhexylglycerin, caprylyl glycol, xanthan gum, adenosine, sodium hyaluronate, Caprylyl/Capryl Glucoside, Sorbitan Oleate, Tocopherol, Centella asiatica Extract, Collagen Water (0.979ppm), Milk Protein Extract, Collagen Extract (0.002ppm), Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, propolis extract.
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.