-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
VT COSMETICS Cica Collagen Daily Soothing Mask
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Tetor 01 dhe Tetor 02.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
VT COSMETICS Cica Collagen Daily Soothing Mask përmban plot 30 maska “sheet mask” të vendosura njëra mbi tjetrën brenda paketimit, të cilat mund t’i aplikoni kurdoherë dëshironi, madje edhe çdo ditë për rezultate më të dukshme. Esenca e këtyre maskave është e pasur me Centella Asiatica dhe përbërësin e veçantë Collagen 300Da, i cili ka peshë shumë të ulët molekulare për të depërtuar më lehtë në lëkurë. Ky kombinim ndihmon në qetësimin e irritimeve, zvogëlimin e skuqjes, si dhe forcon elasticitetin, duke e mbajtur lëkurën të hidratuar në thellësi. Formula është pasur gjithashtu me acid hialuronik, për hidratim të menjëhershëm dhe afatgjatë, si dhe me niacinamide, që ndihmon në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe përmirësimin e teksturës së saj. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos për lëkurë të thatë, mature ose me shenja lodhjeje. Përdorimi i përditshëm i këtyre maskave ndihmon lëkurën të duket më e freskët, e butë, elastike dhe me shkëlqim.
Formula e saj nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: fragrancë dhe ngjyrues artificialë, alkool, trietanolaminë, surfaktantë me bazë sulfate, triclosan, vaj mineral, glukol propilen dhe DEA që shkakon irritim në lëkurë.
*320gr
*30 copë
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-15 min, derisa maska të jetë thatë plotësisht. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
Centella Asiatica, Collagen 300Da
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Diglycerin, Glycereth-26, Niacinamide, Methylpropanediol, 1,2-hexanediol, Trehalose, Polyglycerin-3, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/vp Copolymer, Panthenol , Hydroxyacetophenone, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Glycerin, C12-14 Alketh-12, Adenosine, Sodium Polyacrylate, Xanthan Gum, Disodium Edta, Butylene Glycol, Hibiscus Sabdariffa Flower Extract, Triticum Vulgare Sprout Extract, Glycine Soja Phytoplacenta Extract, Parfum, Centella Asiatica Extract, Sodium Hyaluronate, Helianthus Annuus Seed Oil, collagen Extract, Hydrolyzed collagen, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Propolis Extract
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE