VT COSMETICS Black Truffle Reedle Shot 100

5,000.00 ALL 4,200.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Tetor 01 dhe Tetor 02.

Përshkrimi

VT COSMETICS Black Truffle Reedle Shot 100, inovacioni më i ri në botë e kujdesit të produkteve korene i cili do të transformojë lëkurën në mënyrë të pabesueshme! Kjo esencë revolucionare e cilësuar si "microneedling në një shishe" lëmon teksturën e ashpër të lëkurës, minimizon madhësinë e poreve, largon qelizat e vdekura dhe nxit kollagjenin duke rigjeneruar me shpejtësi ciklin qelizor. Por nuk mbaron me kaq! Gjithashtu, ndihmon në trajtimin e shenjave post-akne dhe njollave kafe, duke njëtrajtësuar dhe rafinuar lëkurën. Tekstura e saj e veçantë krijon ndjesinë sikur në lëkurë po shkrihen copëza diamanti, falë formulimit me teknologjinë Cica Reedle™, e cila përmban përbërës mikrogrimcash me përmasa të vogla. Formula e pasur përmban ekstrakt të tartufit të zi, i njohur për vetitë antioksiduese dhe rigjeneruese, dhe 24K ar të pastër, që ofron elasticitet dhe shkëlqim të menjëhershëm. Ari vepron gjithashtu si mbrojtës i lëkurës, duke reduktuar inflamacionin dhe duke ofruar përfitime antibakteriale dhe antioksiduese. Ai nxit prodhimin e kolagjenit, përmirëson shenjat e plakjes, rrit elasticitetin dhe ndihmon në parandalimin e vijave të imëta. Për më tepër, përmbajtja e esencës është e pasur me ekstrakt të Centella Asiatica, me veti antibakteriale, anti-inflamatore dhe antioksiduese, i cili qetëson irritimet dhe skuqjen e shkaktuar nga rrezet e diellit dhe faktorët agresorë të jashtëm. Acidi hialuronik ofron hidratim të thellë, duke ruajtur lagështinë e lëkurës dhe duke e lënë të butë, të shkëlqyeshme dhe të rigjeneruar.


**Kjo esencë ka kaluar testin e irritimit të lëkurës dhe ka rezultuar me index 0.0.

Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*50ml

Përdorimi

Të fillohet përdorimi NGADALË dhe SASI TË PAKËT!

VT COSMETICS Black Truffle Reedle Shot 100, të niset përdorimi 3 herë në javë, dhe më pas cdo ditë.

Sugjerojmë nisjen e këtij produkti në mënyrë graduale, që lëkura të arrijë të adaptohet, duke shmangur çdo irritimin të mundshëm. 

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin aplikoni 1-2 pika në lëkurë dhe masazhojeni butësisht duke e përhapur me kujdes. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+. 

*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.  

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Cica Reedle™, 24K ar të pastër, Centella Asiatica, Acidi hialuronik

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Water, Tuber Melanosporum Extract, Glycerin, Methylpropanediol, Tripropylene Glycol, Niacinamide, Octyldodecanol, Butylene Glycol, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Water, Polyisobutene, Sorbitan Oleate, Caprylyl/Capryl Glucoside, C9-12 Alkane, Dimethiconol, 1,2-Hexanediol, Sodium Polyacrylate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Polyacrylate Crosspolymer-6, Arginine, Silica, Centella Asiatica Extract, Hydroxyacetophenone, Water, Butylene Glycol, Tuber Magnatum Extract, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Adenosine, Xanthan Gum, Panthenol, Tocopherol, Water, 1,2-Hexanediol, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Glycosphingolipids, Water, Butylene Glycol, Collagen, Water, 1,2-Hexanediol, Centella Asiatica Extract, Sodium Hyaluronate, Madecassic Acid, Madecassoside, Propolis Extract, Asiaticoside, Asiatic Acid, Malt Extract, Water, Water, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Cyanocobalamin, Ethylhexylglycerin, Gold (Ci 77480), Butylene Glycol, Hydroxypropyl Tetrahydropyrantriol, Water 

Marka

Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.

Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.

Reviews

Shpërndani

5,000.00 ALL 4,200.00 ALL