TIRTIR Niacinamide 20% Serum

2,700.00 ALL 2,200.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Tetor 01 dhe Tetor 02.

Përshkrimi

Serumi më i fundit i futur në koleksionin e KORAL SECRETS është: TIRTIR Niacinamide 20% Serum! Një serum me përqendrim të lartë prej 20% niacinamide, i kombinuar me Alpha-Arbutin, Glutathione, Retinol dhe Zinc PCA. Formulimi i këtij serumi me funksion të shumëfishtë vepron në reduktimin e madhësisë së poreve, balancimin e prodhimit të sebumit dhe ndalimin e mbiprodhimit të melaninës. Ky serum është i pasur me 20% niacinamide, një formë e vitaminës B3 që ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës, rrit elasticitetin dhe ndihmon në tkurrjen e poreve. Niacinamide njihen gjithashtu për fuqinë e tyre në trajtimin e akneve dhe zbehjen e hiperpigmentimit post-akne. Alpha-Arbutin dhe Glutathione veprojnë së bashku si agjentë ndriçues të fuqishëm, duke parandaluar shfaqjen e njollave dhe duke i dhënë lëkurës një pamje më të barabartë e të ndritshme. Nga ana tjetër, Retinoli  në formulim nxit rigjenerimin qelizor dhe përmirëson elasticitetin, ndërsa Zinc PCA qetëson irritimet dhe ndihmon në balancimin e yndyrës. Për më tepër, Acidi Hialuronik siguron hidratim të thellë, duke mbajtur lëkurën të butë dhe të ushqyer gjatë gjithë ditës. Falë teksturës së tij të lehtë dhe jo-ngjitëse, absorbohet shpejt pa lënë ndjesi të rëndë në lëkurë. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, por sidomos për lëkurë të yndyrshme, me akne ose me njolla që kërkon rigjenerim dhe ndriçim të menjëhershëm.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.

*30ml

Përdorimi

Të fillohet përdorimi ngadalë! 

Sugjerojmë nisjen e këtij produkti në mënyrë graduale, që lëkura të arrijë të adaptohet, duke shmangur çdo irritimin të mundshëm. Të fillohet me përdorimin e këtij serumi 2-3 herë në javë dhe gradualisht mund të rritet frekuenca, duke e përdorur edhe çdo ditë. 

Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

20% Niacinamide, Alpha-Arbutin, Glutathione, Retinol, Zinc PCA

Lista e plotë e përbërësve

Aqua/Water/Eau, Niacinamide, Glycerin, Butylene Glycol, Propanediol, Alpha-Arbutin, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Glycereth-25 PCA Isostearate, Ethylhexylglycerin, Caprylic/capric Triglyceride, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Zea Mays Kernel Extract, Disodium EDTA, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Hydrogenated Lecithin, Retinol, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Brassica Campestris Sterols, Cholesterol, Polyglyceryl-10 Laurate, Phytosteryl/Behenyl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Aluminum/Magnesium Hydroxide Stearate, Pentaerythrityl Tetra-Di-t-Butyl Hydroxyhydrocinnamate, Polysorbate 60, Sorbitan Isostearate, Fructan, Potassium Cetyl Phosphate, Glucose, Chitosan, Tris(Tetramethylhydroxypiperidinol) Citrate, Glutathione, Zinc PCA

Marka

TIRTIR është një markë koreane e njohur për kujdesin e lëkurës, e cila fokusohet në përdorimin e përbërësve natyralë dhe formulimeve inovative. TIRTIR thekson përdorimin e përbërësve natyralë në produktet e saj, duke siguruar që ato të jenë pa kimikate të dëmshme, dhe është e njohur për teknologjitë e saj të avancuara në kujdesin e lëkurës dhe formulimet unike të produkteve. Marka ofron një gamë të gjerë produktesh për kujdesin e lëkurës, përfshirë pastruesit, tonerët, serumet, maskat dhe hidratuesit, që adresojnë probleme të ndryshme të lëkurës. Disa nga produktet më të njohura të TIRTIR përfshijnë ampulën Collagen Core, esencën Ginseng Essence Water dhe linjën Milk Skin.

Reviews

Shpërndani

2,700.00 ALL 2,200.00 ALL