SOME BY MI V10 Hyal Hydra Capsule Sunscreen është një krem mbrojtës ndaj diellit me formulë të avancuar, i cili ofron mbrojtje të lartë ndaj rrezeve UV. Ky produkt përmban filtra kimikë të fuqishëm që mbrojnë lëkurën nga dëmtimet e shkaktuara nga rrezet UVA dhe UVB, me SPF50+ PA++++, duke siguruar mbrojtje të përqendruar dhe të qëndrueshme gjatë gjithë ditës. Formulimi i tij është pasuruar me kompleksin e patentuar V10 Hyal, një kombinim i dhjetë llojeve të ndryshme vitaminash dhe acidit hialuronik, që ndihmojnë në hidrimin dhe rigjenerimin e lëkurës. Acidi hialuronik ofron lagështi thelbësore, ndërsa vitaminat, si A, C, E, B5 dhe B12, ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm të lëkurës dhe reduktimin e shenjave të moshës. Po ashtu, ky krem është i pasuruar me ekstrakte të vitaminës C dhe limonit, të njohura për efektet e tyre antioksiduese dhe depigmentuese, që ndihmojnë në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe zbehjen e hiperpigmentimit. E përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurës, kryesisht të yndyrshme si edhe atë sensitive.
Formula e tij është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale dhe vajra esencialë.
*50ml
Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit "magjik"
V10 Hyal, ekstrakte të vitaminës C, kstrakte të limonit
Lista e plotë e përbërësve
Water, Alcohol, Dibutyl Adipate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, C12-15 Alkyl Benzoate, Caprylyl Methicone, Ethylhexyl Triazone, Polysilicone-15, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Coco-Caprylate/Caprate, Ethylhexyl Palmitate, Hexyl Laurate, Niacinamide, Phenethyl Benzoate, Tridecyl Trimellitate, Glycerin, Polymethylsilsesquioxane, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Dibutyl Lauroyl Glutamide, Dibutyl Ethylhexanoyl Glutamide, Silica Dimethyl Silylate, Panthenol, Hydroxyacetophenone, C30-45 Alkyldimethylsilyl Polypropylsilsesquioxane, Fragrance, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Adenosine, Limonene, Disodium EDTA, Butylene Glycol, Acetyl Glucosamine, Linalool, Cynanchum Atratum Extract, Ethylhexylglycerin, Althaea Rosea Flower Extract, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Caprylyl Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin, Tocopherol, Ceramide NP, Biotin, Cyanocobalamin, Hyaluronic Acid, Hydroxypropyl Cyclodextrin, Polyglyceryl-10 Diisostearate, Linoleic Acid, Ascorbic Acid, Bioflavonoids, Menadione, Retinol, 7-Dehydrocholesterol
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.