-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
SOME BY MI Galactomyces Glutathione Glow Milky Toner
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Tetor 01 dhe Tetor 02.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
SOME BY MI Galactomyces Glutathione Glow Milky Toner është toneri më i ri nga marka SOME BY MI, tashmë pjesë e koleksionit “Koral Secrets”. Ky toner i pasur me fermentin Galactomyces, i njohur për vetitë e tij të jashtëzakonshme në ushqyerjen dhe shkëlqimin e lëkurës, përmban aminoacide dhe vitamina të dobishme që forcojnë barrierën, hidratojnë thellësisht dhe e bëjnë lëkurën më të lëmuar. I kombinuar me Glutathione, një antioxidant i fuqishëm që zbeh njollat e errëta dhe njëtrajtëson tonin e lëkurës, ky toner i jep fytyrës një shkëlqim të menjëhershëm dhe të freskët. Formula përmban gjithashtu vitaminë C për rigjenerim dhe vitalitet, ndërsa ceramidet dhe acidi hialuronik ofrojnë hidratim të qëndrueshëm, duke parandaluar tharjen dhe duke ruajtur butësinë. Tekstura e tij është e lehtë, me një ndjesi “milky” që përthithet menjëherë pa lënë ngjitje, duke e bërë ideal për përdorim të përditshëm. Përveçse zbut dhe përmirëson pamjen e lëkurës, ky toner vepron si një hap i parë përgatitor në rutinën e kujdesit, duke maksimizuar efektin e produkteve pasuese. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos për ato që kërkojnë shkëlqim, hidratim dhe një ton më të njëtrajtshëm.
Formula e tij është pa fragrancë dhe ngjyrues artificial, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: paraben, sulfate, produkte shtazore, vaj mineral dhe silikon.
*200ml
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit "magjik"
galactomyces, vitaminë C
Lista e plotë e përbërësve
Galactomyces Ferment Filtrate, Glycerin, Cetyl Ethylhexanoate, Propanediol, Dicaprylyl Carbonate, 1,2-Hexanediol, Betaine, Cetearyl Alcohol, Polyglyceryl-10 Laurate, Methyl Trimethicone, Silica, Cetearyl Olivate, Panthenol, Phenyl Trimethicone, Potassium Cetyl Phosphate, Water, Sorbitan Olivate, Bisabolol, Ammonium Polyacryloyldimethyl Taurate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Dipropylene Glycol, Squalane, Laminaria Japonica Extract, Eclipta Prostrata Leaf Extract, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Glutathione, Ethylhexylglycerin, Fragrance, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Coptis Japonica Root Extract, Xanthan Gum, Butylene Glycol, Adenosine, Fructooligosaccharides, Sorbitan Isostearate, T-Butyl Alcohol, Hydrogenated Lecithin, Beta-Glucan, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Ascorbic Acid, Tocopherol, Allantoin, Ceramide NP, Oryza Sativa (Rice) Bran Oil, Oryza Sativa (Rice) Bran Extract, Glyceryl Stearate, Phytosphingosine, Cholesterol, Ceramide AP, Ceramide AS, Ceramide NS, Caprylyl Glycol, Ceramide NG, Ceramide EOP, Linalool, Limonene
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
Customer Reviews
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE