SKINFOOD Gold Caviar EX Cream

4,000.00 ALL 3,500.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 07 dhe Prill 08.

SKINFOOD Gold Caviar EX Cream është krijuar për ata që kërkojnë një zgjidhje të gjithanshme për rigjenerim, hidratim dhe shkëlqim. Formula unike përmban 10% ekstrakt caviar, një përbërës i pasur me acide yndyrore omega-3 dhe omega-6, të cilat ushqejnë intensivisht dhe hidratojnë lëkurën në thellësi. Ekstrakti i caviar-it ndihmon gjithashtu në forcimin e barrierës natyrale të lëkurës, duke minimizuar rrudhat dhe vijat e imëta, për një pamje më të re dhe më të gjallë. Ndërsa, ari i pastër që përfshihet në këtë formulë, jo vetëm që përmirëson elasticitetin e lëkurës duke nxitur prodhimin e kolagjenit, por gjithashtu i dhuron një shkëlqim natyral dhe të rafinuar. Ky përbërës i çmuar ofron gjithashtu mbrojtje kundër radikaleve të lira, si edhe ndihmon në qetësimin e irritimeve, duke nxitur rigjenerimin e qelizave. Por nuk mbaron me kaq! Formula është e pasuruar gjithashtu me gjalpë shea, i njohur për vetitë e tij të jashtëzakonshme hidratuese dhe qetësuese, që ofron një ndjesi rehatie të menjëhershme. Ky krem i plotë, gati në formë gjalpi,  është ideal për ata që kërkojnë një trajtim të plotë dhe efektiv për të rikthyer shkëlqimin rinor dhe vitalitetin e lëkurës. 

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht  dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.

*50ml

Shpërndani