Përjetoni një rigjenerim të jashtëzakonshëm të lëkurës me SKINFOOD Gold Caviar Collagen Plus Wrinkle Corrector. Ky krem i veçantë ofron një zgjidhje të efektshme për të zbehur vijat e holla dhe rrudhat që ndodhen në zonat më të ndjeshme, si rreth syve, ballit, mes vetullave, anash buzëve dhe në qafë. Me vetëm një aplikim, ky krem i pasur me 40.1% kolagjen do të ndihmojë në rritjen e elasticitetit të lëkurës, duke e forcuar dhe rigjallëruar atë. Kolagjeni vepron në mënyrë të thellë për të reduktuar rrudhat dhe linjat e holla, duke i dhënë lëkurës një pamje më të lëmuar dhe më rinore. Ndërsa, ekstrakti i arit të pastër në formulim sjell një prekje luksoze, duke ndihmuar në stimulimin e mikrocirkulacionit (qarkullimin e gjakut) dhe në përmirësimin e shkëlqimit natyral të lëkurës. Ari gjithashtu ka veti të fuqishme antioksiduese, që mbrojnë lëkurën nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira dhe faktorët e mjedisit. Por nuk mbaron me kaq! Ky krem përmban gjithashtu në formulim kavjarë. Përbërës i njohur për pasurinë e tij me aminoacide dhe acide yndyrore omega-3, depërton në shtresat më të thella të lëkurës, duke ushqyer dhe hidratues në mënyrë intensive. Gjithashtu, ndihmon në rigjenerimin e qelizave të lëkurës dhe në ruajtjen e ekuilibrit të lagështirës, duke i dhënë lëkurës një pamje të freskët dhe të tonifikuar. Për të përfituar efektet maksimale, këshillohet të përdoret së bashku me serumin dhe kremin e të njëjtës linjë:SKINFOOD Gold Caviar Collagen Plus Serum SKINFOOD Gold Caviar Collagen Plus Cream. 

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

*30g

Aplikojeni butësisht në zonën rreth syve, vijat e mimikës te balli, anash buzëve, mjekrës, midis vetullave etj. Mund t'a aplikoni para ose pasi të kryeni makeup.

Përbërësit "magjik"

40.1% kolagjen, ekstrakt të pastër ari, kavjar

Lista e plotë e përbërësve

Hydrolyzed Collagen Extract, Squalane, Butylene Glycol, Cyclopentasiloxane, 1,2-Hexanediol, Cetyl Ethylhexanoate, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Caviar Extract, Cetearyl Alcohol, PEG-240/HDI Copolymer Bis-Decyltetradeceth-20 Ether, Cyclohexasiloxane, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Water, Vinyl Dimethicone/Methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Glycerin, Cetearyl Glucoside, Glyceryl Stearate Se, Dimethicone, Phytosteryl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Ethylhexylglycerin, Palmitic Acid, Tocopheryl Acetate, Polysorbate 60, Stearic Acid, Fragrance, Tromethamine, Adenosine, Polysilicone-11, Disodium EDTA, Colloidal Gold, Pentylene Glycol, Sodium Hyaluronate, Xanthan Gum, Polyglyceryl-10 Laurate, Yeast Extract, Hydrogenated Lecithin, Glucose, Hydrolyzed Collagen, Linolenic Acid, Linoleic Acid, Caprylyl Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Sucrose Palmitate, Carthamus Tinctorius (Safflower) Seed Oil, Salvia Hispanica Seed Oil, Polyglyceryl-10 Oleate, Potassium Laurate, Carbomer, BHT, Ceramide NP, Alcohol, Polysorbate 20, Acetyl Hexapeptide-8, Glycerophosphocholine, Sucrose Laurate, Creatine, Palmitoyl Pentapeptide-4, Mannitol, Lysolecithin, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Sodium Ascorbyl Phosphate, Benzyl Benzoate, Linalool, Hexyl Cinnamal, Citronellol, Alpha-Isomethyl Ionone, Hydroxycitronellal

SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.




SKINFOOD Gold Caviar Collagen Plus Wrinkle Corrector

3,800 ALL 4,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI